Home Kosova Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK-së

695
0

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vendosur me votën e tyre që Isa Mustafa të jetë kryetar i LDK-së në katër vitet e ardhshme.

Kuvendi i shtatë zgjedhor të LDK-së u zhvillua të dielën, ku delegatët vendosën për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse, kryetarit dhe këshillit të përgjithshëm të partisë.

Gara për të parin e partisë u zhvillua ndërmjet kryetarit të deritanishëm të partisë Fatmir Sejdiu dhe kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa pas numërimit të votave, ky i fundit doli fitues i mandatit të ardhshëm të kreut të LDK-së.

Isa Mustafa fitoi me 235 vota, kundrejt 124 votave për kundërkandidatin e tij Fatmir Sejdiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here