77 vizitore online

IPhone 5 prezantohet ne shtator

Sipas thashethemeve të fundit, duket se Apple po përgatit prezantimin e iPhone-it të ardhshëm në një event special që do të mbahet të mërkurën me 12 shtator 2012. Pajisja e re do të dalë më pas në treg pas 9 ditësh, dmth të premten me 21 shtator. Por iPhone nuk do të jetë protagonisti i vetë.

Gjithmonë sipas këtyre zërave, me 12 shtator do të prezantohet edhe një iPad Mini dhe një version i ri i iPod nano. Për sa i përket pjesës hardware, flitet se iPad mini do të jetë krejtësisht i njëjtë me modelin 9,7 polësh, i vetmi ndryshim do të jenë përmasat e tij.

Ndërsa iPhone i ardshëm, sipas thashethemeve dhe imazheve të fundit, do të ketë një ekran 4 polësh në 16:9. Të gjitha pasjisjet do të kenë një connector dock 19 pin, një kartë nano sim (për ato që kanë edhe pjesën telefonike), teknologjinë in.cell dhe një bateri me kapacitet më të madh. Nëse këto zëra janë të saktë, atë mund ta konfirmojmë vetëm pas 6 javësh.

 

Lini nje koment

Mos e humbisni...

Rihanna shfaqet perseri seksi me bikini te bardha

Rihanna shfaqet perseri seksi me bikini te bardha