Home Ekonomi INSTAT, bizneset e huaja perbejne 13 % te punesimit total

INSTAT, bizneset e huaja perbejne 13 % te punesimit total

860
0

Të huajt zotërojnë mbi 5.600 biznese në Shqipëri, ose rreth 3.6 për qind të totalit të ndërmarrjeve aktive.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se impakti i kapitalit të huaj në punësim është jo i vogël.

Sipas INSTAT, aktualisht bizneset e hapura nga investitorët e huaj punësojnë rreth 120 mijë shqiptarë, duke dhënë gati 13 për qind të totalit të punësimit në ekonomi.

Por nga cilat shtete vijnë kryesisht sipërmarrësit e huaj që bëjnë biznes në Shqipëri? Të dhënat tregojnë se gati gjysma tyre vijnë nga një vend i vetëm. Ai është Italia.

Sipas INSTAT, aktualisht Shqipëria numëron mbi 2.660 biznese me kapital italian, pjesa më e madhe e të cilave është në fushën e shërbimeve.

Pas Italisë renditet Greqia, ndërsa në vendin e tretë janë shqiptarët nga Kosova. Por renditja e numrit të ndërmarrjeve sipas origjinës nuk përkon me vlerën e investimeve.

Edhe pse italianët kanë numrin më të madh të ndërmarrjeve, ata që kanë investuar më shumë para në ekonominë shqiptare janë grekët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në vlerë monetare investimet e realizuara nga kompanitë e huaja aktualisht llogariten 5 mld euro dhe 25% e tyre kanë ardhur vetëm nga Greqia.

Ndërsa vlera e investimeve italiane është dukshëm më e ulët, çka tregon se sipërmarrësit italianë kanë investuar kryesisht në biznese të vogla, ose ndërmarrje që kërkojnë pak kapital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here