Home Aktualitet INSTAT: Aksidentet rrugore Maj, 2017

INSTAT: Aksidentet rrugore Maj, 2017

1609
0
Aksidentet rrugore mujore, Maj 2013 – Maj 2017

Në Maj 2017 numërohen 176 aksidente rrugore. Në krahasim me Maj 2016, numri i aksidenteve është rritur me 17,3 %. Numri i të aksidentuarve është 240 persona nga 224 që ishte një vit më parë. Në pesëmujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur në Maj 2017 është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6 %.
Në Maj, aksidentet rrugore, në 73,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 30,1 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 1,9 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Në pesëmujorin e parë 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,7 %, të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 29,6 %, të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 4,5 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë.

Në Maj 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 3,4 %.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here