HYRJE Ekonomi Indeksi i Çmimeve të Konsumit; Maj 2017

Indeksi i Çmimeve të Konsumit; Maj 2017

0
26
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2017, arriti 102,8 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Maj 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,7%.
Fig. 1 Ndryshimet vjetore të Indeksit të çmimeve të konsumit (%)
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,42 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi ”kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.
Fig. 2 Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,0 %, “Transporti” me 2,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,8%, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rriten me 7,1 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“ me 6,8%, nëngrupet “sheqer, reçelna e ëmbëlsira”, “peshk” dhe “qumësht, djath e vezë” me nga 5,0% secila, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,7%. Ndryshimi mujor i indeksit është -1,2%. Krahasuar me muajin Prill 2017 ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,4 %, “Transporti” me 0,7 %, etj. Rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 0,3%.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here