Home Aktualitet Incidenti ne Lezhe, Iliri Meta niset me urgjence drejt vendngjarjes

Incidenti ne Lezhe, Iliri Meta niset me urgjence drejt vendngjarjes

640
0

Një person që pretendohet  të jetë eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shëngjin është lënduar në një incident pranë një qendre votimi në shkollën e Shëngjinit.

Mësohet se i dëmtuari është Florjan Dushku dhe është qëlluar me tytën e armës. Dëshmitarët  thanë se kishin parë një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital.

“Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital” raportuan gazetarët nga terreni.

Më pas u mësua se personi ishte plagosur me tytën e armës.  Flitet për disa persona që janë përfshirë në konflikt.

Me njëherë ka reaguar nga selia e LSI në Tiranë, Luan Rama që theksoi se ky është incidenti i tretë i shënuar në Lezhë me përfaqësues të kësaj partie, nga ata që i cilësoi si kriminelë që lëvizin lirshëm pavarësisht policisë.

Ai tha se aktivisti i tyre u plagos nga tre persona të armatosur, që siç tha Rama, “janë pjesë e një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark”.

Duke e cilësuar një rast të përsëritur, Luan Rama bëri përgjegjës Kryeministrin  dhe kreun e policisë Çako.

Këtij të fundit, shtoi ai, i është kërkuar nga Ministri Demiraj të shkarkojë ekipin drejtues të policisë në këtë qark dhe nuk e ka bërë.

Ai apeloi votuesit të mos bien pre e provokimeve.

Luan Rama: Në Shëngjin para pak çastesh, një aktivist anëtarë i LSI është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark.

I plagosuri është Florjan Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal. Është plagosur nga ata që rilindja i ka klonuar dhe fabkrikuar në mënyrë të kriminalizuar për ti përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës por më drejtëpërdrejtë si i përdori sot. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë që vepron atje. Ky është një prej rasteve.

Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm përgjegjësia bie mbi kryeministrin e rilidnjes Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pas nga Ministri i Brendshëm i është kërkuar shkarkimi i drejtorit të policisë Lezhë.

Tushaj: 10 persona dhunuan aktivistin, autorët lëvizin të armatosur dhe me automjete pa targa

Kandidati i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i plagosur një militant i PS-së. Sipas tij kanë qenë 10 persona të armatosur që kanë dhunuar aktivistin e LSI-së.

“Grupi kriminal i rilindësve po kërcënon votuesit. Policia rend pas viktimës dhe jo pas autorëve”, është shprehur ai.

Sipas tij, autorët po lëvizin të armatosur me automjete pa targa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here