HYRJE Ekonomi Importi i energjise, 18 mln euro per ta blere

Importi i energjise, 18 mln euro per ta blere

0
14

Situata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë.

OSHEE-ja ka çelur ankandin për të blerë mbi 285 mijë Megavat energji nga importi, për të përballuar furnizimin e vendit me energji për periudhën 28 Qershor-31 Korrik.

Rezerva hidrike në kaskadën e Drinit ka rënë në nivele minimale. Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 15 metra më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paralelisht, prurjet mesatare të ujit për periudhën Janar-Qershor kanë qenë 40 për qind më të ulëta sesa mesatarja dhjetëvjeçare.

Me sasinë e shpallur për të blerë, OSHEE-ja synon të plotësojë 53 për qind të konsumit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 47 për qind do të përballohet nga prodhimi vendas.

Importet e detyrueshme të energjisë janë një goditje jo e vogël për bilancin e Operatorit të Shpërndarjes dhe të të gjithë sistemit energjetik këtë vit. Llogaritë paraprake tregojnë se, me çmimet aktuale të energjisë në bursë, OSHEE-ja do të duhet të shpenzojë rreth 18 milionë euro vetëm për importet e muajit korrik.

Megjithatë, importet nuk cënojnë vetëm anën financiare të kompanisë, por edhe treguesit e sistemit energjetik. Burime nga OSHEE-ja thonë se, për shkak të importeve, kompania do të detyrohet të shkurtojë investimet. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në treguesit e sistemit, pasi vështirëson uljen e humbjeve, të cilat këtë vit sipas gjasave nuk do të reduktohen sipas planit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here