Home Bota Identifikohen terroristet qe sulmuan teatrin Bataclan. Shkon ne 130 numri i viktimave

Identifikohen terroristet qe sulmuan teatrin Bataclan. Shkon ne 130 numri i viktimave

693
0

france-attack12Me qindra të vrarë është bilanci i disa sulmeve terroriste të ndodhura në Paris mbrëmjen e së premtes.  Mediat franceze dhe ndërkombëtare kanë folur për rritjen e numrit të viktimave, por ende pa dalë me një shifër zyrtarisht të saktësuar.

Pas deklaratës së presidentit francez Holande mediat e huaja, përfshirë edhe CNN shkruajnë se numri i viktimave është 129. Ndërkohë që 7 prej kamikazëve raporohen të vdekur, prej të cilëve 6 u vetëvranë dhe 1 u ekzekutua.

E hënë/ 

Ora 12:44

Samy Amimour eshte personi i identifikuar edhe me fkotografi si nje nga kamikazet ne Bataclan.

aminour

Ora 12:00
Franca mban nje minutë heshtje në nderim të viktimave të Parisit.

Ora 11:55
Mediat e huaja raportojnë se në kuadër të operacionit që po zhvillohet nga policia belge, një person i dyshuar është arrestuar në Belgjikë. Salah Abdelsam, personi me i kërkuar, i dyshuar për terrorrin u arrestua ne Belgjike.

Ora 10:40
Prokurori i Parisit Francois Molins ka identifikuar edhe një kamikaz tjetër të sulmit të së premtes në Paris. Emri  itij është Ahmad Al Mohammad. Al Mohammad hodhi veten në erë pranë stadiumit ku luhej Francë-Gjermani “Stade de France”. Ai lindi më 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë, ndërsa pasaporta që u gjet pranë trupit të tij është origjinale.

Ora 09:59
Identifikohet terroristi i katërt i masakrës së Parisit. Sipas radio RMC ai u identifikua nga policia franceze. Bëhet fjalë për një mashkull, që njihej me emrin Samy Amimour. Ai ishte rezident me familjen në Seine-Saint-Denis, në Paris. Së bashku me dy kamikazë të tjerë, mes të cilëve edhe Omar Mostefai, u fut brenda teatrit Bataclan. Samy lindi më 15 tetor 1987 në Paris. Jetonte në periferinë veri-lindore në Drancy të Francës.

Ora 09:30
Rreth 150 bastisje në zonat e etiketuara si problematike të Parisit. “El Parisien” raporton se janë bërë së paku 5 arrestime, ndërkohë që gjatë operacionin në Lion u zbulua një arsenal armësh luftarake, përfshirë edhe raketë

Ora 08:15
“Terrorizmi mund të godasë sërish këto ditë”, ka thënë kryeministri francez, i cili është shumë i qartë në lidhje me kërcënimet ndaj Francës. “E vërteta na detyron të themi se jemi në luftë. Terrorizmi mund të godasë përsëri. Këto ditë, në ditët e ardhshme, në javët e ardhshme,” këmbëngul Manuel Valls. “Jeta duhet të rifillojë, por ne jetojmë dhe ne do të jetojmë gjatë me këtë kërcënim”, këmbëngul ai.

Ora 07:55

Në ditën e dytë të zisë, Parisi duket se nisi rrugën e një jete “normale”. Për shumë kjo është një nisje e veshtirë, shumë panik e vuajtje për të kaluar pragun e shtëpisë, shumë pasiguri për të shkuar në shkollë dhe në punë, dhe shumë frikë edhe për shumë parisiene që marrin transportin publik.

Ora 07:00

Dyqane, zyra, shkolla, institucione janë rihapur. Vetëm mbi 48 orë pas sulmeve që vranë barbarisht 129 persona, sipas një vlerësim gjithnjë te përkohshëm, flamujt janë në gjysmë shtize dhe një minutë heshtje do të respektohet në të gjitha institucionet franceze dhe, ndoshta, në një numër te mire te vendeve te Evropes, përfshire edhe Shqipërinë.

Ora – 19:19 – Alarm fals në Sheshin Republika – VIDEO

Alarmi në sheshin “Republika” ishte një alarm fals. Vijnë edhe videot e para të alarmit që bëri që njerëzit të përfshihen nga paniku.

ORA – 19:05 – Sërish panik, qindra njerëz largohen nga sheshi, të tjerë të bllokuar në metroTjetër sinjal aniku vjen nga Parisi ku me qindra njerëz janë parë të largohen nga sheshi “Republika” në Paris, ndërsa të tjerë janë bllokuar në një metro. Nuk dihen ende shkaqet e këtij paniku, por teksa gjendja duket se po normalizohet në sheshin ku po kryheshin homazhe, në metronë aty pranë njerëzit janë ende të bllokuar nën tokë.

france-attack

ORA – 17:20
Zyrtarët në Francë dhe Belgjikë kanë thënë se tre nga shtatë terroristët e vrarë që goditën Parisin mbrëmjen e së premtes ishin francezë.

“Associated Press” raportoi këtë të diel se një nga terroristët që kreu aktin vetëvrasës në Paris është identifikuar nga mostrat e marra të lëkurës si një person që kishte jetuar në periferi të Parisiët.

Ndërkohë, në mesin e shtatë personave të arrestuar në kryeqytetin belg, njëri është identifikuar si shtetas francez.

Ora 15:55

Policia belge ka konfirmuar se në total janë shtatë të arrestuar, sipas një raporti të ‘Associated Press’.
Katër persona u arrestuan të dielën pas tri prangosjeve të shtunën, tha ‘AP’.

Një zyrtar belg i tha agjencisë së lajmeve se dy nga shtatë sulmuesit që vdiqën në Paris të premten në mbrëmje ishin francezë që jetojnë në Bruksel, njëri prej tyre në lagjen e Shën Jans Molenbeek.

Policia belge ka kryer sot dhe dje një seri bastisjesh të fokusuara në Molenbeek dhe prokurorët thanë se po hetojnë një lidhje mes një makine belge të marrë me qera e gjetur pranë skenës së sulmit në Bataclan.

Ora 15:30

Policia franceze është ende në kërkim të një të dyshuari në lidhje me sulmet e së premtes, raporton stacioni televiziv francez BFM, duke cituar burime policore.

Njeriu besohet të jetë një shtetas francez i cili ka marrë me qera një Volksëagen Polo të zi që ishte parë pranë teatrit Bataclan, ku u vranë 89 persona. Nuk dihet nëse njeriu mori pjesë në sulmet terroriste, akoma.

Ora 14:20

Luksemburgu, që kryeson Presidencën aktuale të Bashkimit Europian, ka bërë thirrje për një takim emergjent të ministrave të Drejtësisë më 20 nëntor, bazuar mbi kërkesën e Francës për të diskutuar përgjigjen e Europës kundrejt sulmeve terroriste në Paris.

Lajmi është mësuar përmes një deklarate të lëshuar nga vetë shteti kryesues i Presidencës së BE-së gjatë kësaj të diele.

“Përballë barbarizmit dhe terrorizmit, Europa qëndron e bashkuar me Francën – lexohej në të. – Pas ngjarjeve tragjike në Paris, kjo mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Drejtësisë dhe Marrëdhënieve të Brendshme do të forcojë përgjigjen europiane, ndërkohë që do të garantojë edhe ndjekjen e masave që do të merren”.

Ora 14:00

Prokurori i Parisit, François Molins bëri të ditur se sipas dëshmitarëve sulmuesit patën përdorur një Seat të zi, kur hapën zjarr të premten në orën 21:32 në një bar në Rue de Fontaine au Roi dhe në orën 21:36 në një restorant në Rue de Charonne

Sipas vlerësimit të policisë, gjetja e veturës do të thotë se njëra nga të tri komandat terroriste ka arritur të largohet, siç bëri të ditur televizioni Europe 1. E paqartë mbetet nëse dorasit vazhdojnë të jenë në arrati apo nëse janë ata që u arrestuan të shtunën në Belgjikë. Atje, në një bastisje të policisë në lagjen e migrantëve të Brukselit Molenbeek u arrestuan disa vetë. Njëri prej tyre besohet se të premten në darkë ka qenë në Paris, raporton “Dë”.

Ora 12:55

Bernard Cazeneuve kërkon mbledhjen e një këshilli të jashtëzakonshëm të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian.

Ora 12:20

Kryeministri Manuel Valls njoftoi se 103 trupa nga 129 viktima të numëruara, janë identifikuar tashmë.

Ora 11:55

Në Antalia (Turqi), ku sot hapet samiti i G20, Obama premton të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të eliminuar Grupin terrorist të Shtetit Islamik.

Ora 11:26
Nicolas Sarkozi bën thirrje për aleancë me Rusinë kundër terrorizmit dhe një politikë të re të emigracionit
Ai foli në oborrin e Elysee, pas një takimi me Presidentin e Republikës, François Hollande. “Unë i thashë presidentit se ndjeva që ne duhet të ndërtojmë përgjigjet e duhura, që do të thotë një ndryshim në vendimet tona të politikës së jashtme në nivel evropian dhe ndryshime drastike të politikës sonë të sigurisë,”- raporton “Liberation”.

Mbi emigracionin, ai u shpreh: “Evropa duhet të rigrupohet për të parë kushtet për një politikë të re të emigracionit”. Sipas tij” ne kemi nevoje per kedo, edhe per Rusine’ per te luftuar terrorizmin

Ora 11:08

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se “nuk ka nevojë për të rishqyrtuar të tërë politikën evropiane lidhur me refugjatët”, pas sulmeve në Paris.

Ora 10: 55
Gjenden edhe armët në një makinë të zezë ‘Seat’ që besohet se kanë përdorur sulmuesit, raporton TV BFM i Francës.

france-attack112
Ora 10: 45
Më shumë se 3.000 trupa shtesë do të vendosen në mbarë Francën deri të martën, sipas autoriteteve vendase, raporton BBC-ja. Policia ka këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
Ora 10: 25
Kandidati republikan në SHBA, Donald Trump ka deklaruar se tragjedia e Parisit nuk do të kishte këto përmasa nëse civilët do të mbanin armë.

“Kur shikoni Parisin­ e dini atje janë ligjet më të ashpra për armëmbatjen­ askush nuk kishte armë përveç sulmuesve. Askush tjetër nuk kishte armë. Askush. Ju mund të thoni çfarë të doni por nëse ata (njerëzit) do të kishin armë, nëse atyre do tu lejohej armëmbatja, atëherë situata do të ishte shumë shumë ndryshe”, tha ai.

Ora 10:13

Viktimat e sulmeve terroriste të së premtes në Paris ishin nga 15 vende të ndryshme të botës. Agjencia e lajmeve “AFP” njofton se 129 viktimat ishin nga Franca, Belgjika, Algjeria, Brazili, Britania e Madhe, Britania e Madhe, Meksika, Kili, Maroku, Portugalia, Rumania, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunisi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ora 10:00

Një malazes dyshohet të jetë pjesë e grupit terrorist që kreu sulmet mbrëmjen e të premtes në Paris.  Vlatko Vucelic është kapur në Munich gjatë një aksioni të gjerë policor që po zhvillohet në disa qytete të Gjermanisë kundër celulave terroriste që kanë lidhje me ISIS. Mediat në Kosoë njoftojnë se malazezi nga Podgorica, dyshohet se ka qenë pjesë organizative e sulmit. Mbi malazezin nuk jepen detaje të tjera.

Ora 09:55

Një makinë “Seat” e përdorur në sulmet në Paris u gjet nga hetuesit në Montreuil.

Ora 09:01
Gjashtë persona të rrethit familjar të Ismael Omar Mostefai, personi i parë i identifikuar zyrtarisht si kamikazi në Bataclan, u vendosën në paraburgim, raporton AFP e cila citon një burim nga gjykata. Mbrëmjen e djeshme mësuam se babai dhe vëllai i tij ishin burgosur.

Ora 07:55
“Ne nuk jemi në luftë kundër Islamit”, tha Hillari Klinton, gjatë një nate debati të shtunën mes kandidatëve për zgjedhjet në SHBA, kryesisht kushtuar sulmeve në Paris. “Ne jemi në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, ne jemi në luftë kundër atyre që e përdorin fenë për hir të pushtetit dhe shtypjes”,- tha ajo.

Ora 23:00
Mediat franceze raportojnë se dy persona janë arrestuar për sulmet terroriste në Paris. Të arrestuarit janë babai dhe vëllai i një prej terroristëve që u vra nga forcat e sigurisë në teatër. Kujtojmë se një prej terroristëve kishte shtetësi franceze dhe jetonte në Jug të Parisit. Ai është i vetmi terrorist që është identifikuar zyrtarisht. Sipas AFP-së, Policia gjeti edhe familjarët e tij në Lindje të Parisit. Ajo ka ushtruar kontroll në shtëpitë e tyre.

Ora 22:35
Nuk është një, por janë dy terroristë që kanë hyrë në vendet e BE-së përmes Greqisë. Këtë e konfirmojnë autoritetet greke, të cilat saktësojnë se dy prej pesronave me pasaportë siriane, një 25-vjeçar dhe një 16-vjeçar kanë hyrë në BE nga ishulli i Lerosit si refugjatë lufte.

Ora 22:10
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme konfirmoi për “Reuters” se alarmi për bombë në hotelin “Pullman” ishte i rremë.

Ora 22:03
Forcat e antiterrorit kanë rrehtuar edhe kullën Eifel dhe po evakuojnë të pranishmit. Ende nuk ka asnjë konfirmim pse po bëhet kjo lëvizje.

Ora 21:54
Forca të shumta policie dhe të antiterrorit kanë rrethuar një hotel në Paris. Lajmin e konfirmon agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila citon dëshmitarë okularë. Dyshohet se mund të ketë një alarm për bombë në hotelin “Pullman”.

Ora 20:40
Kryeministri francez, Manuel Valls ka folur sërish për sulmet terroriste në Paris. Siç raporton “Liberation”. “Jemi në luftë”, ka thënë Valls, duke shtruar se tashmë siguria është gjithmonë e cenueshme në çdo moment. “Ne tashmë jemi në luftë dhe natyrisht që do të reagojmë si në gjendje lufte. Duhet të marrim masa drastike për të shmangur sulme të tilla. Gjithashtu duhet të përgatitemi që të dëbojmë të gjithë radikalët islamikë nga vendi dhe imamët që predikojnë të tilla ideoligji. Sulmet në Siri do të vazhdojnë”, tha ai.

Ora  19:17
është thelluar bilanci i viktimave nga sulmet terroriste në Paris, ku kryeprokurori francez në konferencën për shtyp ka thënë se tashmë janë 129 të vdekur. Ai pranoi se dy terroristë deshën të hyjnë në stadium por nuk u lejuan.

france-attack1

Ora 18:50

Autoritetet belge konfirmojnë se ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në Bruksel të Belgjikës në lidhje me sulmin e ndodhur në Paris ditën e djeshme.

Sipas ministrit të Drejtësisë në Belgjikë, dyshohet se të arrestuarit kanë lidhje me sulmin. Gjithashtu, thuhet se automjeti i terroristëve, i gjetur pranë teatrit “Bataklan” ishte i regjistruar në Belgjikë.

Ora 18:17
Gazeta franceze “Liberation” raporton se tre të arrestuarit në Belgjikë mendohet se janë pjesë e sulmit të kryer ditën e djeshme në Paris. Mendohet se ata janë personat që hapën zjarr ndaj dy restoranteve, duke lënë disa të vdekur.

Ora 17:39
Mediat në Francë po raportojnë se një nga terroristët e vdekur, pranë të cilit u gjet edhe pasaporta siriane rezulton që të ketë ardhur si refugjat lufte në Europë përmes Greqisë. Pasaporta është e vulosur nga autoritetet greke dhe ka hyrë në shtetin helen përmes ishullit të Lesbiosit, së bashku me refugjatë të tjerë lufte. Ketë e konfirmoi edhe zv/ministri i punëve të Brendshme të Greqisë, i cili saktësoi se personi në fjalë kishte hyrë më 3 tetor në Greqi. 

Ora 17:27
Tre nga 8 terroristët që kryen sulmet në Paris rezultojnë banues në Bruksel. Policia belge ka nisur bastisjen e një lagjeje të tërë në Bruksel, ndërkohë është arrestuar 1 person në Belgjikë, si bashkëpunëtor i tyre. Tre terroristët banonin një lagjen “Molenbeek”, e cila ka qenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të forcave të sigurisë, që nga sulmi ndaj redaksisë së “Charlie Hebdo”.

Ora 17:18 

Një person është arrestuar nga autoritetet në Belgjikë, pasi dyshohet se është i lidhur me sulmet terroriste në Paris. “Le Parisien” shkruan se edhe njëra nga automjetet e gjetura të terroristëve, rezultonte që të ishte e regjistruar në Belgjikë.

Ora 17:17
Reuters raporton se Policia franceze ka identifikuar njërin prej atentatorëve, i cili është me shtetësi franceze dhe vetëm 20-vjeçar. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas “Reuters” ai është banor i Parisit dhe jetonte vetëm pak kilomentra larg vendit ku vrau 4 persona me armë zjarri, përpara se të vritej nga forcat e antiterrorit.

Ora 17:00
Dëshmitarët nga një prej sulmeve me armë tregojnë se kanë parë se dy nga terroristët ishin të moshave 18 dhe 20 vjeç. Ata thonë, sipas “Le Monde”, se zbritën nga dy automjete të zeza. Policia ka gjetur njërin prej mjeteve të terroristëve, rezulton të jetë e regjistruar në Belgjikë.

Ora 16:47
BBC raporton se terroristët që kryen sulmet në Paris ishin pjesëtarë të një celule me prejardhje nga Siria.

Ora 16:02­
Fluturimi AF1741 i Air France është detyruar të anulojë nisjen nga aeroporti i Amsterdamit, pas një kërc

Ora 15:40
Le Parisien, duke iu referuar dëshmive të të mbijetuarve nga sulmi ne Teatrin e Parisit shkruan se dyshohet se mes atentatorëve është parë edhe një femër.

Ora 14: 28
Referuar dëshmive, mbi të cilat po organizohen edhe një pjesë e hetimeve, thuhet se atentatorët kishin ardhur me një makinë që rezulton e regjistruar në Belgjikë, çfarë bën hetuesit të mendojne se sulmi erdhi i përgatitur nga jashtë, por pa përjashtuar lidhjet me grupe të brendshme.

ORA 14:25
Mediat franceze japin raportime të përmbledhur për të dhënat e para rreth atentatorëve. Le Parisien kujton se në trupin e njërit prej atentatorëve u gjet pasaportë siriane, ndërkohë që atenatori tjetër, një shtetas francez u identifikua nga shenajt e gishtave. Për atentatorët e tjerë që mbetën të vdekur, do të bëhen procedurat e rastit nga mjekësia ligjore dhe prokuroria për identifikimin.

Ora 14:13
Sipas burimeve prane prokurorit Francois Molins identifikohet një tjetër atentator. Lajmin e njofton Europe1, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një francez.

Ora 14:00
Policia franceze njofton se është vënë në ndjekje të një makine tip Citroen, brenda së cilës janë 4 burra të armatosur. Ata janë pikasur sipas Le Parisien ne autostraden Yvelines dhe po i drejtohen Parisit.

Ora 13:40
Mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave. Në gjithë Francën flamujt janë në gjysmë shtize në nder të viktimave të sulmeve të shumë të përgjakshme në Paris.

Ora 13: 37
Alarm i rremë në Bagnolet. Brigada e Anti-Krimit dhe shumë policë janë mobilizuar në Bagnolet pas alarmit për të shtëna. U mësua se ishin vetëm fishekzjarrë si pjese e nje ceremonie martese që mbahej ne prefekture.

Ora 13: 00
Njoftohet arrestimi i një të dyshuari si bashkëpunëtor i atentatoreve në Gjermani.

Ora 12:50

Prane trupit të njërit prej tete atentatoreve u gjet një pasaporte siriane.

ORA 10:30
Deputeti Collard bën thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe presidentit Holande. Ai thote se ngjarjet tragjike të premten mbrëma është “dëshmi e asaj që ata që qeverisin të drejtpërdrejtë apo përmes ideve të tyre në Francë sot janë tradhëtarë të kombit”

Ora 10:20
Nga Vjena, ku ai po ndjek një takim ndërkombëtar në Siri, ministri i jashtëm Laurent Fabius beson se “është më e nevojshme se kurrë për të koordinuar luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.”

ORA 10:00
Fundi i mbledhjes se Këshillit të Mbrojtjes në Elysee

ORA 09:00
Kryeministri Manuel Valls dhe ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve arrijnë në Pallatin Elysee për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit te Mbrojtjes i kryesuar nga Francois Hollande.

ORA 08: 55
Franca njofton se të gjitha ngjarjet sportive të planifikuar këtë fundjavë në Ile-de-France janë pezulluar. Vendimi erdhi pas takimit te kryetarëve te federatave të sporteve dhe drejtorëve teknikë kombëtare.

ORA 08:50
Mediat franceze raportojnë se në orën 09:00 presidenti francez Holandë do të mbledhë urgjent Këshillin e Mbrojtjes në Elise.

ORA 08:00
Mediat e huaja raportojnë për bilanc të ndryshëm viktimash, që sigurisht i ka kaluar 120. “Le monde” raporton mëngjesin e sotëm se numri i viktimave është 120. Mediat italiane raportojnë për mbi 140 viktima. CNN zyrtarisht raporton për se paku 153 viktima. “Le figaro” raporton zyrarisht për 120 viktima dhe mbi 200 të plagosur. “Le Parisien” raporton gjithashtu për një bilanc 127 viktimash, sipas raportimit të mëngjesit të sotëm.

ORA 7:28

Vatikani e ka cilësuar dhunën në Paris “një sulm për të gjithë njerëzimin”.

“Ne e dënojmë atë në mënyrën më radikale së bashku me Papën dhe ata që e duan paqen”- është shprehur Federico Lombardi për BBC.

Ora 02: 50 

Përmes një tëitteri autoritetet kanë thënë se  të dielën do të mbyllen të gjitha institucionet, përfshi shkollat, muzeumet, libraritë, pishinat, supermarketet, shkruan “The Guardian”.

ORA – 02:48
Televizioni amerikan “CNN”, ka shkruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës se sipas zyrtarëve francezë, nga sulmet terroriste në Parisë kanë mbetur të vrarë 153 persona.

ORA 02:03

Gazeta franceze “Le Parisien” korrigjoi shifrat e të vrarëve në aktet terroriste në Paris duke shkruar se 70 persona janë vrarë në Batacklan. Në total sipas gazetës franceze, numri i të vrarëve shkon në 120 persona.

ORA – 01:52
Presidenti francez Holandë tha se shkoi në ambientet e teatrit Batacklan për t’i dhënë mbështetje forcave të sigurisë dhe qytetarëve. Sipas tij, Franca do të jetë e pamëshirshme ndaj terroristëve.

ORA – 01:33
Tre terroristët e dyshuar u vranë në Bataclan. Fillimisht, u përmend se ishin dy terroristë të vrarë.

ORA – 01:30
Presidenti francez Holande ka shkuar në Bataklan. “Le Parisien” shkruan se rreth 100 persona janë raportuar në Bataklan. Presidenti vizitoi ambientet e Bataklan për të treguar se zona është e sigurt. Ai ishte i shoqëruar nga kryeministri Manuel Valls.

ORA 01.05
Dhjetëra të vrarë në Bataklan. Flitet se bilanci do të rritet. Sipas ‘BBC’ janë 100 viktima.

ORA – 00:57
Presidenti francez Holande ka anuluar takimin e G20 që do të mbahet në Turqi. Ai do të përfaqësohet nga Fbius dhe Sapin.

ORA – 00:49
Dy terroristë vriten në teatrin Bataklan nga forcat e BRI-së. Të shtënat kanë vazhduar, ndërkohë që mendohet të ketë ende terroristë të tjerë në teatër.

ORA – 00:40
Policia ka ndërhyrë në teatrin Bataklan duke nxjerrë disa prej të plagosurve. Sipas mediave franceze, në teatër u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna, ndërkohë që thuhet në mënyrë jozyrtare se 100 persona mbahen peng. Në këtë teatër mendohet të jetë edhe numri më i madh i të vrarëve. Dëshmi të ndryshme nga të mbijetuarit flasin për shumë persona të vrarë.

ORA – 00:36
Pas sulmeve terroriste Univeristetet ne Paris kane bere te ditur se sot do te mbyllin dyert.

ORA – 23:00
Pak minura më parë mediat ndërkombëtare raportuan se të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë dhe shpërthimet në kryeqytetin francez. Mediat shkruajnë për atentate terrorist mbrëmjen e së premtes.

ORA – 22: 43
Sipas BBC-së, thuhet se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr me një armë automatike në restorantin Cambodge në distriktin e 11-të.

Disa persona u mbajtën peng brenda Bataclan, një sallë koncertesh në qendër të Parisit.

Një shpërthim është raportuar gjithashtu se ka ndodhur një bar pranë Stade de France.

Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes thotë se ai mund të shohë 10 njerëz në rrugë të cilët nuk i konfirmon nëse të gjithë janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Zyrtarët francezë thanë se ka pasur një shpërthim në një bar pranë një stadiumi sportiv, si dhe një shkëmbim zjarri në një restorant në Paris, por nuk dihet nëse sulmet kanë lidhje me njëra tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here