Home Sport Humbja me Luksemburgun, De Biasi: Kombetarja ka humbur deshiren

Humbja me Luksemburgun, De Biasi: Kombetarja ka humbur deshiren

728
0

Humbja me Luksemburgun ishte ndoshta më e rënda për De Biasin në krye të Shqipërisë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit  trajneri i kuqezinjve qëndroi për rreth 10 minuta pa lëvizur në stol, duke medituar atë që ndodhi ndaj një kundërshtari shumë më të dobët në cilësi.

Më pas u mbyll në dhomë, ku bisedoi gjatë me bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

“Një humbje që rëndon shumë sepse erdhi ndaj një skuadre që është më e dobët se ne, por që luajti me më shumë dëshirë. Pas Europianit skuadra jonë nuk ka gjetur dëshirën dhe vendosmërinë për ta arritur objektivin.”

Vetë De Biasi e ka të vështirë ta motivojë skuadrën, por ai kërkon që futbollistët të reagojnë në eliminatoren në eliminatoren e radhës me Izraelin.

“Unë jam nën kontroll të skuadrës por skuadra duhet ta japë më shumë. Duhet t’i shfrytëzonim rastet që na u dhanë kur ishim në avantazh dhe ta administronim më mirë takimin.

Kemi gabuar në dy momente dhe kjo është e pafalshme për ne. Arbiti nuk nxorri me të kuqe një futbollit të Luksemburgut, sepse bëhej fjalë për një miqësore por ne gjithsesi nuk duhet të pësonim dy gola.

Para se të shkonim në Europian dhe gjatë Europianit skuadra kishte më shumë grintë. Këta futbollistë nuk kanë nevojë që ti shtyjë dikush për të dhënë maksimumin, grintën dhe forcën duhet ta gjejë përbrenda dhe këtë duhet ta bëjë që në ndeshjen e radhës me Izraelin.”

De Biasi këmbëngul se nuk duhet të shihet problemi te moduli i lojës, por të gjendja fizike e skuadrës dhe mungesa e motivimit

“Patëm shumë pak kohë për të punuar, dikush erdhi para 48 orësh, të tjerë nuk kanë ardhur akoma. Por nuk është ky problemi. Skuadra kur shënon ndaj Luksemburgut duhet të fitojë dhe jo të pësojë dy gola.

Sidomos në të dytin në një goditje standarde mbrojtja flinte gjumë. Problemi nuk është moduli, por gjendja fizike e futbollistëve. Disa janë pushim prej 10 ditësh.

Kjo ndeshje ka shumë gjëra për të analizuar dhe përmirësuar, ndërsa vështirë të gjesh aspekte pozitive” tha ai për Super Sport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here