67 vizitore online

Huliganët maqedonas djegin flamurin shqiptar para qeverise

flamuri_shqiptar-djegurGjatë protestës huliganët maqedonas kanë djegur edhe flamurin shqiptar . Sipas Alsat M, deri në këtë moment raportohet se policia ka arritur të arrestojë 15 prej tyre ndërsa vazhdon aksioni përkapjen e personave të tjerë të dyshuar që ishin pjesmarës në trazirat e pasdites.

Protesta e tifozëve maqedonas u iniciua ne Facebook,  kundër emërimit të Talat Xhaferrit ministër i Mbrojtjes, por ajo u kthye ne një incident masiv ndëretnik.

Momente nga protesta

Shkup, sulmohen fizikisht disa shqiptarë

Të rinj të shumtë maqedonas të cilët po protestonin kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.

Siç njoftojnë mediat vendase, të cilat kanë publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, turma e të rinjve është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonin dhe në anën tjetër të Shkupit.

Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë të cilët po kalonin urën, dhe iu janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.

Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.

 

Lini nje koment

Mos e humbisni...

Eva Longoria mahnitese me nje fustan te Victoria Bechkam

Eva Longoria mahnitese me nje fustan te Victoria Bechkam