Home Sociale Hugo Boss ngre padi ndaj Shqiperise

Hugo Boss ngre padi ndaj Shqiperise

883
0

“Hugo Boss” hedh në gjyq shtetin shqiptar. Shoqëria e njohur gjermane e veshjeve ka hapur një proces në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.

Ankesa është bërë në datën 19 maj dhe “Hugo Boss Mark Managment GMBH” kërkon gjykatës që të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër Al/T/2015, me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”.

Kjo e fundit ka kërkuar që të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh dhe kapelesh. Por Hugo Boss ka paditur autoritetet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke, pasi pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri.

Legjislacioni kombëtar që regullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet nga ligji për pronësinë industriale dhe një vendim i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit.

Kompania shet koleksionet e saj në mbarë botën dhe vitet e fundit ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme edhe shitjen me pakicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here