HYRJE Bota HRW: 173 viktima nga protestat në Libi. Demostrata edhe në Jemen e...

HRW: 173 viktima nga protestat në Libi. Demostrata edhe në Jemen e Bahrein

0
104

Të paktën 173 persona kanë vdekur në Libi, që nga shpërthimi i protestave. Kështu ka njoftuar Human Rights Watch, ndërsa, sipas burimeve të televizionit arab të al-Jazeeras, numri i viktimave ka arritur në 200. Në këtë shifër, siç transmeton BBC, përfshihen edhe 20 persona, të cilët u vranë nga armë të rënda në qytetin e dytë, Bengazi, gjatë ditës së djeshme.

Snajperët kanë shtënë mbi protestuesit, artileria dhe helikopterët janë përdorur kundër turmave të protestuesve, dhe banditë të armatosur sulmuan familjet në shtëpitë e tyre, në përpjekje të regjimit libian që të shtypë kryengritjen.

Gjendja më e keqe është në Bengazi, ku po mbretëron kaos i vërtetë, si njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Një videoamatore e publikuar në youtube tregon sesi është qëlluar mbi protestuesit. Qeveria libiane ende nuk ka dhënë asnjë të dhënë për viktimat, po ndonjë koment zyrtar mbi dhunën e ushtruar. Një doctor në bengazi I tha agjencisë reuters se viktimat kanë vdekur ndaj pushkë të shpejtësisë së lartë.

Mijëra persona në vendit kanë ditë tashmë, që protestojnë kundër sundimit 42-vjeçar të Muammar Gaddafit. Libia është një nga disa vendet arabe që është përfshirë nga protestat pro-demokracisë që nga përmbysja e presidentit të Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali në janar. Ndërsa, presidenti Hosni Mubarak i Egjiptit u detyrua të japë dorëheqje më 11 shkurt.

Edhe në Jemen protestat nuk kanë të ndalur, ndërsa mbështetësit pro dhe kundër qeverisë janë përleshur jashtë mjediseve të universitetit në Sanaa.

Ndërkohë, në sheshin Perla në Bahrein, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë aty pasi kaluan natën në shesh. Ata u lejuan të qëndronin nga princi I kurorës, ndërsa ushtria me tanket dhe mjetet e tjera të rënda e ka lënë sheshin. Protestuesit dëshirojnë t’i japin sheshit “Perla” të njëjtin kuptim simbolik si sheshi “Tahrir “në Kajro. Qetësia duket se është rikthyer disi në Manama, ndërsa pritet që opozita të ulet në bisedime me princin Sheikhun Salman bin Hamad al-Khalifa.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here