Home Aktualitet Himare, nje 35-vjecar i jep fund jetes duke u vetevarur

Himare, nje 35-vjecar i jep fund jetes duke u vetevarur

642
0

Një i ri 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në fshatin Tërbaç të Himarës. Mësohet se ai është shtetasi E.B.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të varur në përrua pranë banesës. Nga hetimet e kryera, mësohet se i riu ka pasur probleme psikologjike kohët e fundit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës është gjetur i vetëvarur shtetasi E.B., rreth 35 vjeç.

Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së këtij shtetasi.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvaruar me litar.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here