Home Aktualitet Hetimi i CEZ, Ambasada e SHBA: Hetimi i takon prokurorise shqiptare

Hetimi i CEZ, Ambasada e SHBA: Hetimi i takon prokurorise shqiptare

501
0

cezAmbasada Amerikane në Tiranë i është përgjigjur kërkesës së kryeparlamentarit Meta për një hetim amerikan mbi çështjen e CEZ-it. SHBA vlerëson se përgjegjës për hetimin e çështjeve që ndikojnë popullin shqiptar janë vetëm policia dhe prokuroria shqiptare. Ndërkohë, ambasada amerikane thekson se SHBA i mbështet institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, përmes ekspertëve të OPDAT.

I pyetur se si e pret Ambasada Amerikane ftesën e z. Meta për një hetim nga ana e SHBA-së për çështjen e CEZ, zëdhënësi Ryan Roberts, shprehet se: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ngritur kapacitetet dhe efektshmërinë e tyre. Nëpërmjet zyrës së OPDAT, Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të ndjekjes penale kundër korrupsionit. Policia dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime në lidhje me çështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here