HYRJE Shendetesi Hemorroidet, çfare i shkakton dhe si kurohen

Hemorroidet, çfare i shkakton dhe si kurohen

9
8410

HemorroidetHemorroidet
jane vena te zgjeruara ne pjesen fundore te zorres se trashe. Ky problem mund te jete shpesh i dhimbshem por zakonisht nuk eshte serioz.

Venat mund te zgjerohen ne brendesi te canalit anal dhe formojne ato qe quhen hemorroide te brendshme. Ose venat mund te zgjerohen afer me daljen e anusit per te formuar hemorridet e jashtme. Mund te ndodhi qe nje njeri te kete te dyja llojet e hemorroideve njekohesisht. Simptomat dhe mjekimet jane te ndryshme per dy tipet e hemorroideve.

Cfare i shkakton hemorroidet?

Presioni i madh ne venat e zones se legenit dhe te rektusit mund te shkaktoje hemorroidet.
Normalisht indet brenda anusit mbushen me gjak per ndihmuar levizjen e zorreve. Nese ju sforcoheni, presioni i rritur shkakton fryrje te venave dhe hollim te siperfaqes se tyre duke shkaktuar hemorroidet.
Diarrea dhe kapslleku gjithashtu mund te coje sforcim dhe rritje te presionit te gjakut ne venat e kanalit anal.
Grate shtatzena mund te kene hemorroide 6 muajt e fundit te shtatezanise, si pasoje e presionit te rritur ne enet e gjakut te zones se legenit te shkaktuar nga zmadhimi i mitres. Forca e ushtruar gjate lindjes mund ti perkeqesoje me teper ato.
Gjithashtu te qenit mbi peshe mund te coje ne krijimin e hemorroideve.
Per disa njerez hemorroidet nuk jane shume shqetesuese dhe mund ti bezdisin per nje kohe te shkurter,. Disa te tjere kane shqetesime here pas here kur hemorroidet acarohen. Nderkohe qe per disa njerez eshte lufte e vazhdueshme me bezdisje, kruarje, dhimbje te shkaktuar nga hemorroidet.

Kush jane simptomat?

Simptomat me te zakonshme per te dy llojet e hemorroideve si te brendshme dhe te jashtme jane:

Hemorroidet e brendshme

Nese keni hemorroide te brendshme ju do te shihni njolla gjaku te kuqe te ndezur ne letren higjenike ose pika gjaku te kuqe te ndezur ne tualet.
Hemorroidet e brendshme shpesh jane vena te vogla te fryra ne kanalin anal. Por ato mund te jene edhe vena te medha si qeska qe dalin jashte anusit gjate gjithe kohes. Ato mund te shkaktojne dhimbje nese dalin jashte kanalit anal dhe kur shtypen nga muskujt anal. Gjithashtu mund te shkaktojne shume dhimbje nese nderpritet furnizimi i tyre me gjak. Nese hemorroidet dalin jashte ju gjithashtu mund te shikoni mukus ne letren higjenike

Hemorroidet e jashtme

Hemorroidet e jashtme mund te mos shkaktojne asnje simptome dhe te mos jeni as ne dijeni per pranine e tyre. Por ato mund te irritohen dhe te koagulojne (mpiksen) nen lekure duke shkaktuar gjendrra te dhimbshme. Keto quhen hemorroide te mpiksura.

Si diagnostifikohen hemorroidet?

Mjeku juaj mund tju thote nese keni hemorroide duke degjuar historine tuaj shendetsore apo duke bere nje vizite mjekesore.
Nese jeni nen 50 vjec dhe keni gjakderdhje anale mjeku juaj fillimisht nuk do ju beje shume analiza. Ai mund te egzaminoje zorren e trashe me gisht ose duke perdorur nje sonde me drite brenda rektumit tuaj.
Por kujdes gjakderdhja anale mund te jete edhe shenje e nje problemi me serioz si psh: kanceri i zorres se trashe , i rektumit, apo ai anal. Prandaj nese ne viziten e pare mjeku juaj nuk arrin te percaktoje shkakun e gjakderdhjes anale atehere ai mund te perdore nje sonde me drite per te pare 1/3 e fundit te zorres se trashe ose nje lloj tjeter sonde per te pare te gjithe zorren e trashe dhe per te gjetur shkakun e humbjeve te gjakut.

Si mjekohen apo parandalohen hemorroidet?

Nese hemorroidet e brendshme jane te medha atehere jane te nevojshme teknika te tjera mjekuese qe quhen teknika rregulluese. Mjeku mund ti lidhi hemorroidet duke reduktuar furnizimin e tyre me gjak derisa ato fillojne te zvogelohen ose zhduken plotesisht. Shenjat qe ngelen ndihmon ne mbeshtetjen e indeve anale dhe ndihmon ne parandalimin e hemorroideve te reja. Teknikat rregulluese perfshine te lidhurit te hemorroideve me llastik ose perdorimni e nxehtesise, lazerit dhe rrymes elektrike per te krijuar ind riparues (shenje)

Gjithashtu per te hequr hemorridet mund te behen nderhyrje kirurgjikale nese mjekimet e tjera nuk funksionojne. Kjo lloj nderkyrje quhet hemorroidektomi dhe ajo zakonisht perdoret kur hemorroidet e brendshme jane te medha, kur ka disa hemorroide te vogla ose kur mjekimet e tjera nuk kane mundur te kontrollojne gjakderdhjen. Ndonjehere kombinimi i hemorrodektomise dhe teknikave rregulluese eshte menyra me efektive per ti mjekuar ato.

9 KOMENTET

  1. Flm per informacjonin.une i kame nga jasht hemorridet por nuk me dalin shpesh rralle falin 2 3 her ne vit esht gje shqetsuese per jeten flm

  2. Pershendetje, kam vetem 15 vjeç dhe kam hemoroide .. Her pas here kam dhimbje te madhe sidomos kur dal te kryej nevojen, po ashtu kam edhe pak gjakederdhje..a mund te me jepni ndonje keshill sepse me te vertet skam iden se çmund te bej:/

  3. Jau rekomandoj nje ilaq me perberje plotesisht natyrale, recept skandinav. Te cilin e prodhoj vet qe nga paslufta, cdo kush qe e ka perdore ende nuk eshte ankuar se nuk ka pase sukses.

    Me shkruaj ne email gjyleqerimi@hotmail.com

    Gjitha te mirat

    • Prsh jam po flas me nje shqetesim shum te madh jam 28 vjece kam 3 fmi kam 2 muaj e gjys qe kam lind po kto muaj kam pas gjak derdhe nuk me pushon …mendoj se kam hemoraidet nga brenda dhe me del gjak ky problem me fillon nga shtazania dhe trrashigim e kemi se shum nga familja e kan …po un jam shum ne merak ju lutem me ndimo cfar te bej me respekt dhe padurim jam ne pritje e prgj tuaj

      • Kam lindur qe 5 muaj kam probleme me hemorroidee nuk kam gjakderdhje i kam perdorur disa barna ato jan phelabodia600mg nuk me kan ndihmuar aspak as mastat nuk me kan kryyer pun kam dhembje te hatashme veten kur kry nevoj nuk esht ne pytje kapslleku sepse nuk bahna kaps te lutem ma trego te pakten kit problem sepse shum kam dhimbje kaloni mir

  4. Desha te ja bej ni pytje un kam dhimbje te medha ne anus me esht fut anusi I gjith Brenda kam lind qe Dy muaj pas lindjes me esht shfaq kjo dhimbje me asht qar nje pjes aty te anusi dhe me jep dhimbje te madhe dhe pastaj nguroj me shku ne tualet nuk e di qfar te bej ju Lutem me ndihmoni qfar muj te bej te kem sherim.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here