Home Aktualitet Helmohen 40 turiste Italiane, nisin hetimet ne hotelin ku qendruan

Helmohen 40 turiste Italiane, nisin hetimet ne hotelin ku qendruan

523
0

ambulanceRreth 40 turistë italianë në Durrës kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë transportuar menjëherë në spital, me simptoma helmimi, të vjella dhe diarre.

Shtetasit italianë ishin akomoduar në një hotel në qytetin e Durrësit, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit në ndihmë të tyre kanë shkuar 5 ambulanca të spitalit të Durrësit.

Pas marrjes së mjekimit, turistët jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë treguar se simptomat e para të helmimit kanë nisur që në Vlorë.

Mësohet se turistët kanë ardhur në Durrës nga qyteti i Vlorës dhe dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në hotel. Ndërkohë autoritetet në Vlorë kanë nisur inspektimin e hotelit ku qëndruan turistët.

Shoqëruesi i turistëve në një intervistë për ‘News24’ deklaroi se kanë mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në 23 shtator në qytetin e Sarandës nga Greqia, pasi kishin vizituar rajonin e Selanikut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here