Home Kosova Haradinaj del sot para Gjykates ne France

Haradinaj del sot para Gjykates ne France

1511
0

14859348741485180867haradinaj05Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot do të dalë para Gjykatës në Francë. Haradinaj u arrestua më 4 janar të këtij viti, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lajmin për daljen e tij para gjykatës franceze e ka bërë të ditur një ditë më parë vetë Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook.

“Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore do të bëhët paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia! Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike”, shkroi Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here