Home Bota Habit taksisti ne Zvicer: Nuk transportoj me shqiptare!

Habit taksisti ne Zvicer: Nuk transportoj me shqiptare!

1296
0

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa  respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas  një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë.”

Pronari  gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni! “, thotë taksisti zviceran

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here