Home Ekonomi Guvernatori i BSH, këshilli mbikqyrës propozon Sejkon

Guvernatori i BSH, këshilli mbikqyrës propozon Sejkon

558
0

sejkoNë një lëvizje surprizë, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zv/guvernatorja Elisabeta Gjoni , në mbledhjen e posaçme të zhvilluar ditën e premte, ka vendosur të propozojë për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të bankës qendrore bankierin Genti Sejko.

Para disa ditësh emri i tij u propozua nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Deri tani nuk ka pasur një miratim të mazhorancës lidhur me këtë zgjedhje të kreut të shtetit. Deputetet socialistë deklaruan se presidenti nuk mund të propozojë për guvernator një person i cili nuk është anëtar i këshillit mbikëqyrës.

Në këtë mënyrë organi drejtues i BSH i jep një zgjidhje për emrin e caktuar nga presidenti që do të hapte rrugën për zgjedhjen e Sejkos në postin e Guvernatorit. Këshilli Mbikëqyrës duhet të kompletohet këto ditë me anëtare të rinj të propozuar nga qeveria dhe kuvendi. Pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrë mazhoranca parlamentare mbas kësaj lëvizjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here