Home Aktualitet Grupi i kokaines, Hyseni kishte laborator edhe ne Kanada

Grupi i kokaines, Hyseni kishte laborator edhe ne Kanada

553
0

ilir-hyseni-interpolZbulohen detaje të reja për Ilir Hysenin, drejtuesin e të ashtuquajturit “Grupi i kokainës”, që kishte ngritur një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Të dhënat kësaj radhe vijnë nga policia kanadeze, ku është zbuluar se Hyseni merrej edhe me falsifikim dokumentash në Kanada dhe atje, Hyseni kishte 5 laboratorë të tillë.

Grupi i tij vidhte identitete për t’i përdorur për dokumente apo karta identeti dhe fitimet e të gjithë anëtarëve të grupit arrinin në mijëra dollarë në javë.

Në vitin 2009, 400 policë u angazhuan për kapjen e grupit kriminal. Ilir Hyseni që vepronte nën emrin Bali Meta, i shpëtoi arrestimit.

Pas arrestimeve në Xibrakë, nga burime të policisë u mësua se hetimet për të arrestuarit do të shtriheshin, veç Gjermanisë, edhe në Kanada,pasi kreu i organizatës Ilir Hyseni, me identitetin Bali Meta, rezultonte i shpallur ne kërkim nga autoritetet në Kanada për trafik kokaine, falsifikim pasaportash, komplot dhe armëmbajtje pa leje.

“Grupi i kokainës” u arrestua pas zbulimit në Xibrakë të Elbasanit të një laboratori për prodhimin dhe përpunimin e kokainës në 14 janar 2015. Nëntë persona u arrestuan dhe të tjerë janë shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here