Home Shendetesi Grupi i gjakut, karakteristikat dhe dieta alternative

Grupi i gjakut, karakteristikat dhe dieta alternative

834
0

1460135_604785066247963_1930169954_n Grupi  i gjakut është një faktor shumë i rëndësishëm, që ndikon së
tepërmi dhe në mënyrën tënde të ushqimit. 

 Grupi 0, karakteristikat
• Eshtë një ndër grupet më antike të gjakut dhe që i përket mëse 40 % të popullsisë      evropiane.
• Subjektet më këtë grup gjaku paraqesin në përgjithësi një aparat
tretës shumë aktiv, por jo shumë të përshtatshëm me ndryshime të
ambientit dhe mënyrës së të ushqyerit.
• Këshillohet një aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv.

Këshilla dietike
1. Mundohuni të kufizoni drithërat dhe në veçanti grurin.
2. Zgjidhni peshkun dhe mishin e hollë, duke u përpjekur të rralloni sa më shumë sallamin dhe mishin e konservuar.
3. Kufizoni konsumin e qumështit dhe prodhimeve të tij.
4. Hani sa më shumë fruta dhe perime, këto të fundit të shoqëruara me vaj ulliri.
5. Mos e teproni me kafe dhe me pije me gaz, sidomos Coca-Cola.
6. Mos e teproni me pijet alkoolike, maksimumi një gotë verë për çdo vakt.

Grup A, karakteristikat
• Edhe ky grup është shumë i përhapur në Evropë, gati 40 %.
• Subjekte që i përkasin grupit A karakterizohen nga një aftësi shumë e
madhe përshtatëse, dhe pse kanë një aparat tretës shumë delikat e një
sistem imunitar jo shumë efikas.
• Është e këshillueshme të zgjidhni një aktivitet fizik relaksues, si yoga.

Këshilla dietike
1. Hani sa më shumë fruta.
2. Zgjidhni një tip diete gati vegjetariane, por kufizoni konsumimin e prodhimeve me bazë miellin e grurit.
3. Zgjidhni peshkun në vend të mishit.
4. Konsumoni sa më shumë fruta të thata.
5. Qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe atyre te skuqura.

Grupi B, karakteristikat
• Jo shumë i përhapur në Evropë, (15%), me origjinë nga popullsia e Lindjes së Mesme.
• Duke qenë një grup gjaku i “kohëve të fundit”, ka karakteristika më të
përmirësuara se grupet e mësipërme. Aparati tretës i këtyre subjekteve
është veçanërisht veprues dhe ka një aftësi shumë të madhe për t’u
përshtatur.
• Këshillohet një aktivitet fizik i moderuar dhe i ekulibruar.

Këshilla dietike
1. Hani në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndryshueshme.
2. I jepni përparësi qumështit dhe prodhimeve të tij.
3. Konsumoni shumë mishin e hollë.
4. Hani sa më shumë peshk, por evitoni frutat e detit.
5. Zgjidhni kryesisht perime me gjethe jeshile dhe konsumoni sa më shumë fruta.
6. Përpiquni të mos e teproni me prodhime me bazë gruri dhe frutat e thata.

Grupi AB, karakteristikat
• Është grupi më i rallë në Evropë, që përfshin rreth 5% të popullsisë. Më i riu, i shfaqur jo më shumë se 1000 vjet më parë.
• Ky grup gjaku përshtatet në mënyrë të jashtëzakonshme me ndryshimet që shpesh verifikohen në jetën e përditshme.
• Fatkeqësisht, subjektet me këtë grup gjaku paraqesin një aparat tretës të dobët dhe një sistem imunitar mjaft delikat.
• Për këta subjekte është i këshillueshëm një aktivitet i moderuar fizik.

Këshilla dietike
1. Përpiquni të evitoni mishin e kuq dhe të zgjidhni peshkun dhe frutat e detit.
2. Kufizoni prodhimet me bazë miell gruri dhe preferoni orizin në vend të makaronave.
3. Pini sa më shumë qumësht, hani prodhime me bazë laktozi dhe djathërash.
4. Konsumoni me shumicë fruta dhe perime, duke preferuar shoqërimin e tyre me vaj ulliri.
5. Nëse dëshironi, mund të pini në mënyrë të moderuar verë, kafe, ose çaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here