88 vizitore online

Greva, Berisha: PS, mos coni me shishe me benzine

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Partinë Socialiste se ka shtyrë ish-të burgosurit politikë të hyjnë në grevë urie për interesa politike.

“Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine në cadrat e tyre, ju merrni pjesë në ekzekutimin e tyre. Shishe mos merrni më. Mos i nisni prapë, ju urdhëroj. Doni të shkoni, çoni,çoni shishe benzine, por ju po i ekzekutoni”, u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit duke reaguar rreth situatës së ish-të dënuarve politikë që ndodhen në greva urie prej 20 ditësh.

Kryeministri theksoi se PD ka pasur gjithmonë në vëmendje shtresën e të përsekutuarve politike, porse një pjesë e tyre kanë qenë kundërshtar të PD që në fillimet e saj.

“Kjo parti i ka pasur dhe i ka aleatë kryesorë të përndjekurit politik që në themelimin e saj. Por, që në themelimin e saj, një grusht ka qenë kundërshtar të kësaj partie. Pra ne i kemi respektuar dhe i respektojmë”

 

1 Pergjigje per:
"Greva, Berisha: PS, mos coni me shishe me benzine"

  1. daut lusjani from Waterbury, CT, United States says:

    me ndimoni per pasaportin sali berisha

Lini nje koment

Mos e humbisni...

Rihanna teper seksi teksa lahet ne nje pellg tropikal

Rihanna teper seksi teksa lahet ne nje pellg tropikal