Home Sport Greqia turperohet nga Ishujt Faroe, humbet ne shtepi 0 – 1

Greqia turperohet nga Ishujt Faroe, humbet ne shtepi 0 – 1

575
0

faroe-islands
Surpriza e madhe e eliminatoreve të Euro 2016 mban emrin e Ishujve Faroe.
E pallogaritshme në futbollin europian, skuadra e drejtuar nga Lars Olsen arriti një fitore historike 1-0 në fushën e Greqisë.
Goli i Edmunson në pjesën e dytë vulosi rezultatin e asaj që është cilësuar dhe si “tragjedi greke” nga mediat vendase dhe ato europiane.
Humbja e rëndë nuk është pritur mirë nga tifozët grekë, ndërsa ka sjellë dhe shkarkimin e trajnerit Klaudio Ranieri.
Po ashtu, ky rezultat minon objektivat e Greqisë, që në grupin F renditet e fundit me vetëm një pikë.

Kritika edhe për Gjermaninë.
Fitorja 4-0 kundër Gjibraltarit nuk I ka mjaftuar trajnerit Joakim Lëv, I cili priste një goleadë ndaj skuadrës debutuese në eliminatoret e Euro 2016.
Kampionët e botës nisën mirë ndeshjen, duke vulosur fitoren me tre gola të shpejtë që në pjesën e parë.
Myler kaloi vendasit në epërsi, ndërsa ishte sërish sulmuesi I Bajernit të Mynihut që dyfishoi rezultatin në minutën e 29-të.
Getce shënoi edhe golin e tretë në pjesën e parë.
Nuk ka festival golash me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, teksa tifozët gjermanë duhet të kënaqeshin vetëm me autogolin e Santos që mbylli ndeshjen me shifrat 4-0.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania ngjitet në vendin e dytë të grupit D, me tri pikë më pak se kryesuesit e Polonisë që në sfidën e tyre mundën në tranfertë 4-0 Gjerorgjinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here