Home Rajoni Greqia jep me koncesion ujerat detare shqipetare

Greqia jep me koncesion ujerat detare shqipetare

942
0

Greqia kërcënon se do të japë me koncension detin shqiptar për kërkim nafte. Sipas mediave greke qeveria helene ka dhënë me koncesion kuadratet tokësore në zonën e veriut deri në Peloponez nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar në Athinë, pasditen e së enjtes në Ministrinë greke te Energjetikës, nga ministri Jorgos Stathakis dhe kompanive fituese të koncesioneve.

Sipas “CNN.gr” Ministri Stathakis ka deklaruar se pas kontratave që firmosi për koncesionet tokësore e ka radhën firmosja e kontratës për Bllokun detar “Joni 2” zona detare në lindje të ishullit të Korfuzit.

Sipas mediave greke kjo kontratë do nënshkruhet pas një miratimi teknik nga Këshilli i Kontrollit. Blloku “Joni 2” është zona detare midis ishullit të Korfuzit dhe Shqipërisë. Kjo zone do t’i jepet për kërkime konsorsiumit “Total France”, kompanisë greke “Elpe” dhe italianëve të “Edison”, ku shpimi i parë është parashikuar të kryhet brenda vitit 2018. Përfaqësuesi i “Elpe”, deklaroi se konsorsiumi është i bindur se në këtë zonë ka rezerva të mëdha të gazit dhe naftës.

Deti i falur nga Berisha
Kuadrati “Joni 2″, ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë. por në bazë të paktit detar të firmosur në 2008-n nga Lulzim Basha dhe ministres greke të Jashtme Dora Bakoyannis, një pjesë e madhe e tij i kalon Greqisë. Pakti u rrëzua një vit më vonë nga gjykata kushtetuese dhe ende nuk është negociuar një variant i ri që nga ajo kohë.

Por kjo nuk e ka ndalur Athinën ta negociojë fillimisht me kompanitë norvegjeze të kërkimeve sizmike, dhënien e zonës për kërkime, të cilat, pas reagimeve të Tiranës zyrtare, u kryen natën nën mbrojtjen e rojes bregdetare greke.

Më pas kërkimet avancuan me shpime me sonde, pa pasur as dakordësinë e palës shqiptare e as një pakt të ri detar në fuqi. greqia ka dorëzuar kordinatat detare të kësaj zone në departamentin e hartave në OKB duke e konisderuar Jonin 2 një territor totalisht grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here