Home ShowBiz Mediat gjermane: Aurela Gaçe ndër 4 më të mirat e Eurovizion

Mediat gjermane: Aurela Gaçe ndër 4 më të mirat e Eurovizion

623
0

Një ndër gazetat më të suksesshme gjermane “BildZeitung” teksa shkruan për konkursin më të madh evropian të këngës, flet edhe për pretendentët kryesore, ku si një ndër katër konkurrentët më të fortë cilësohet këngëtarja jonë Aurela Gaçe. “Bild”, përkrah fotografisë se Aurelës, vlerëson se kënga e saj është një konkurrente e fortë për përfaqësuesen e tyre (pra Gjermaninë), që do të jetë këngëtarja që mori vjet trofeun evropian.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Amaneti i Lizz Taylor, varroset pranë Michael Jackson

Janë realizuar në mënyrë të fshehtë dhe pa bujë, ceremonitë funebre të përcjelljes për në banesën e fundit të divës së Hollivudit, Elisabeth Taylor. Kështu, siç u bë me dije nga mediat, ikona e kinematografisë botërore, u varros në një varrezë në periferi të Los Anxhelosit, në të njëjtin vend pushimi me një tjetër yll të madh ndërkombëtar, si Michael Jackson, i cili ishte edhe miku i saj për një kohë të gjatë. Televizionet amerikane treguan procesionin e gjatë të limuzinave të zeza, në radhë për të hyrë në varrezat e famshme në Forest Park Laun Memorial në Glendale. Këto janë imazhet e vetme të varrimit të Elisabeth Taylor, një ceremoni kjo sipas porosisë së saj, që duhej të kryhej në intimitet të plotë dhe larg nga kamerat. Ceremonia e saj e varrimit filloi 15 minuta me vonesë, ashtu siç kishte kërkuar vetë ajo. “Elisabet donte të ishte vonë edhe për funeralin e saj,”- thuhej në deklaratën e publicistit të aktores. Kjo pasi aktorja legjendarr njihej për vonesa dhe moskorrektësi në punë.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Megan Fox, e mrekullueshme por ‘anoreksike’

Aktorja Megan Fox konsiderohet si një prej femrave më të bukura të planetit dhe shërbimi i fundit fotografik për “Emporio Armani” mund të tregojë shumë arsye përse. Megjithatë, ndërsa Fox shfaqi linjat e saj jashtëzakonisht të rregullta dhe joshëse në setin e fotografimit me veshjet e reja intime të Armani-t, në të njëjtën kohë dukej qartë një lloj venitje në fytyrën e saj. Aktorja e kishte të vështirë të tregohej e qeshur, ndërsa lëkura e fytyrës dukej e përtharë. Mediat amerikane u treguan të shpejta për të akuzuar probleme që ajo po kalon në jetën në çift, por sipas të tjerëve gjithçka lidhet me dietën jashtëzakonisht të fortë që ajo ka bërë. Ndonëse ishte në peshën ideale, Megan humbi mbi dhjetë kile në disa muaj, duke bërë që të flitej për kalimin në anoreksi dhe një dobësim shqetësues të saj.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Britney Spears: Do tw rikthehem në majë

Britney Spears është e vendosur të rikthehet fuqishëm në krye të preferencave botërore të muzikës nëpërmjet publikimit të albumit të saj të ri. Karriera e amerikanes ka qenë tepër e çuditshme deri tani. E konsideruar si talenti më i madh i muzikës pop kur debutoi 12 vjet më parë me “Baby one more time”, Spears ka humbur gjithmonë e më shumë popullaritet me kalimin e viteve. Karriera e saj e mbushur me ulje-ngritje është errësuar edhet nga një divorc me sherr i përfunduar në faqet e para të gazetave, nga regjistrimi në një qendër rehabilitimi, nga humbja e kujdestarisë mbi fëmijët apo shfaqjet e çuditshme në publik e qethur tullë. Megjithatë, ndërsa 29-vjeçarja bëhet gati për të prezantuar albumin e saj të ri, Britney siguroi në një revistë amerikane se është e sigurt mbi mundësitë e saj për të sfiduar diva të popit të momentit, emra si Lady Gaga, Katy Perry apo Rihanna. Mbetet vetëm për të parë nëse deklaratat e vajzës së “Ops, i did it again” janë për t’u marrë seriozisht, ashtu si pamja e saj, e rikthyer në nivelet e denja të famës që ka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here