Google sjell Allo-n per kompjutera

0
138

1488027501nick-foxAllo, çati i Google për smartphone që shfrytëzon inteligjencën artificiale, do të vijë dhe në kompjutera duke konkuruar kështu më së miri me rivalët, ku në krye është Facebook me Messenger dhe WhatsApp.

Me një postim, zv.presidenti për produktet e komunikimit të Big G, Nick Fox, ka thënë se kjo është akoma në fazën fillestare të krijimit, por Allo do të jetë i disponueshëm edhe në një version të përshtatur për kompjuter.

Fox ka lidhur edhe një screenshot të shërbimit që shpjegon se nuk do të jetë një aplikacion i Windows apo Mac, por do të jetë i aksesueshëm përmes Chrome. Njësoj si aplikacioni për smartphone, Allo për kompjuter do tësuportojë asistentin virtual Google Assistant.

Allo ndihmon përdoruesit të kërkojnë në web, të bëjnë prenotime apo veprime të tjera pa dalë nga aplikacioni.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here