Home Aktualitet Gjykata pranon gjykim te shkurtuar, Xhuvani i shpeton burgimit te perjetshem

Gjykata pranon gjykim te shkurtuar, Xhuvani i shpeton burgimit te perjetshem

596
0

kostandin-XhuvaniGjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga Kostandin Xhuvani, i cili akuzohet për masakrën në lokalin e natës në Tiranë ku u vranë 4 persona. Në seancën e sotme, ku do të shqyrtohej kërkesa e Xhuvanit, trupa gjyqësore pasi është njohur me të ka vendosur ta pranojë, çka do të thotë se Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm.

Ndërkohë që nga ana tjetër prokurori i çështjes Euklid Gjini ka lexuar kërkesën për gjykim nën akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”.

Një seancë me parë, kur mbrojtja kërkoi gjykimin e shkurtuar, prokurori, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes dhe vetë Xhuvanit ka paraqitur disa akte të tjera për llogari të hetimit, si një tabelë fotografike nga vendi i ngjarjes dhe akte të ndryshme ekspertimi të nevojshme për hetimin. Në seancë është vendosur që pretenca për Kostandin Xhuvanin do të jepet më 10 shkurt.

Xhuvani akuzohet për vrasjen e 4 personave, pas një konflikti të ndodhur në

  1. 04.11.2014 në një lokal pranë “Rrugës së Elbasanit”, në Tiranë. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.
  2. Berisha: Vendimi për Xhuvanin, ndërhyrje e kreut të meduzës së krimit, RamaIsh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga foltorja e parlamentit, vendimin e gjykatës për Kostandin Xhuvanin, duke theksuar se pranimi i kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar, vjen nga ndërhyrja e kryeministrit Rama. Berisha solli edhe njëherë në vëmendje akuzat e tij të mëparshme lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 4 persona.

    “Lajmi i dytë nga bota e krimit është që sot gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të vrasësit serial Kostandin Xhuvani nga një ndërhyrje direkte e kreut të meduzës së krimit, Edi Ramës. E kam ngritur disa herë, pse nuk merret në pyetje qytetari i ndershëm Enver Basha që i mori kriminelit nga dora, pistoletën? Pikërisht që Kostandini të ikte. Policia donte që me çdo kusht të paraqitej si autor i krimit, Arbër Demiraj, që e vdiqët ju, as ndihmë nuk i dhatë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here