Home Aktualitet Gjirokaster, ndalohen 70 emigrante siriane

Gjirokaster, ndalohen 70 emigrante siriane

498
0

siriGJIROKASTER– Numri i refugjatëve sirianë që hyjnë ilegalisht në vendin tonë me shpresën për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian vijon të mbetet i lartë.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe shifrat e larta të refugjatëve të ndaluar, teksa vetëm gjatë mbrëmjes së të hënës në fshatin Glinë u ndaluan rreth 70 emigrantë sirianë, që kishin hyrë nga kufiri grek.

Mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë që nga rruga e gjatë dhe kequshqyerja shumë prej tyre shfaqën edhe probleme gastrointenstinale.

Policia po shqyrton dokumentacionin e emigrantëve siriane për të hetuar nëse mes tyre mund të ketë elementë ekstremistë, ndërsa po kryhen edhe kontrolle shëndetësore për të verifikuar nëse ndonjë nga refugjatët është mbartës i virusit të Ebolas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here