Home Aktualitet Gjirokaster, Duka shpallet “Qytetar nderi”

Gjirokaster, Duka shpallet “Qytetar nderi”

636
0

dukaGJIROKASTER – Miratohet vendimi për dhënien e titullit “Qytetar nderi” presidentit të FSHF Armando Duka. Pas kërkesës pak kohë më parë të sportëdashësve gjirokastritë, sot në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Gjirokastër është miratuar dhënia e këtij titulli, por i kundërshtuar nga kryetari i këshillatërve të djathtë Bexhet Çobani i cili ka brakstisur edhe mbledhjen. Pasi ka shprehur kundërshtinë e tij për Dukën ai ka thënë se nuk e meriton.

Sipas Çobanit heshtja e Armando Dukës është e pafalshme dhe nuk mund të nderohet pas vendimit absurd të UEFA-s.

Duka sipas Çobanit nuk ka influencuar aspak pozitivisht për kombëtaren tonë duke nxjerrë favorite ekipn serb, çka ka bërë që të largohet nga salla e mbledhjeve

“Realisht është për të ardhur keq që sot të gjithë shqiptarët kanë marrë një lajm shumë të keq përsa i përket sportit dhe zoti Armando Duka, një nga përgjegjësit kryesor propozohet për “qytetar nderi i Gjirokastrës”, unë kërkoj që ky patjetër që të hiqet. Pa u rregulluar këto gjëra nuk mundet të marrë pjesë.” shprehet Çobani

Pas largmit të Cobanit nga kjo mbledhje dy këshilltarët e tjerë të djathtë kanë votuar pro nderimit të Dukës me titullin “Qytetar Nderi”. Propozimi për nderimin e Armando Dukës ka ardhur pas mbështetjes që ai ka dhënë për zhvillimin e infrastrukturës sportive në qytetin e gurtë. Një investim direkt po konkertizohet në kompleksin sportiv tek ish fusha e vjetër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here