Home Teknologji Gjigandi amerikan i teknologjise HP ndahet ne dy kompani te ndryshme

Gjigandi amerikan i teknologjise HP ndahet ne dy kompani te ndryshme

612
0

hp1Gjigandi amerikan i teknologjisë, “Heëlett-Packard”, njohur gjërësisht si HP prej muajsh ka nisur një revolucion në organizim, pjesë e të cilit është edhe ndarja në dy kompani të ndryshme.

Në njoftimin e kompanisë amerikane thuhet se sektori i kompjuterave dhe printerave do të jetë më vete dhe ai i pjesëve kompjuterike e shërbimeve për konsumatorët më vete.

Ndarja është pjesë e një plani radikal ristrukturimi, plan që deri më tani ka rezultuar me shkurtimin e qindra-mijëra vende pune në vitet e fundit.

Investitorët mikpritën lajmin dhe në “Ëall Street” u reflektua pozitivisht ku aksionet e HP u rritën me 5 përqind.

“HP” ndodhet në vitin e katërt nga pesë të tillë që është parashikuar përfundimi i gjithë ristrukturimit të kompanisë, i cilësuar si i domosdoshëm për t’iu përshtatur ndryshimeve në tregjet globale e për t’u orientuar më mirë në epokën e telefonave inteligjentë dhe shërbimeve online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here