Home Bota Gjendet avioni i Malaysia Airlines. Dallohen 2 objekte ne Oqeanin Indian

Gjendet avioni i Malaysia Airlines. Dallohen 2 objekte ne Oqeanin Indian

637
0

avioni-malajzez2Autoritetet australiane po investigojnë mbi dy objekte të cilajt janë pikasur në jug të Oqeanit Indian dhe që mendohet se mund të jenë pjesë të avionit“Malaysia Airlines Flight 370”, i zhdukur prej 12 ditësh me 239 pasagjerë në bord.

Avionë dhe anije nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA po kontrollojnë një zonë prej 2500 km ( 1.550 milje) njofton sot BBC.

Kërkimet kanë nisur pasi kryeministri i Australisë, Tony Abbott, në orët e para të mëngjesit të sotëm bëri të ditur se autoritetet e vendit të tij kanë arritur të pikasin dy imazhe satelitore të aeroplanit në Oqeanin Indian.

avioni-malajzez

(Në foto: Dy objektet që mendohen të jenë të avionit të kapura nga sateliti)

Autoritetet bëjnë të ditur se objekti më i madh i pikasur nga imazhet satelitore, mendohet të jetë rreth 24 metra, ndërsa  nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që ato të mos i përkasin avionit të zhdukur më 8 mars.

‘Nga imazhet satelitore janë parë 2 objekte në jug të Oqeanit Indian, mendohet që ato t’i përkasin avionit të zhdukur që prej 12 ditësh’, tha Abbott.
Anijet australiane ishin fokusuar në kërkim të avionit në jug të Oqeanit Indian.

Një avion i forcave  ajrore është nisur drejt zonës për verifikimet e nevojshme, dhe për të pare nga afër nëse objektet e kapura nga imazhet satelitore i përkasin avionit të zhdukur.

Avioni me 239 persona në bord u zhduk më 8 mars, rreth 1 orë mbas ngritjes nga Kuala Lumpur drejt Pekinit , kur ai humbi kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror.
Njëzet e gjashtë vende janë të përfshirë në kërkimin e avionit, që sipas një deklarate të kryeministrit u zhduk pasi piloti ndryshoi drejtim qëllimisht.

Në avion dy pasagjerë po udhëtonin me pasaporta false, gjë që bëri të dyshohej se ishte një akt terrorist. Por deri më tani nuk është verifikuar asnjë dëshmi për terrorizëm.

Që nga dita e zhdukjes, më 8 mars, janë gjetur disa objekte në det, por verifikimet treguan se asnjë nuk i përkiste avionit të zhdukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here