Home Shendetesi Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale

Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale

658
0

Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston lidhje e fuqishme në mes të gërhitjes së zëshme, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Personat të cilët gërhasin heshturazi apo qetë, janë më pak në rrezik për të pësuar nga sëmundjet e lartpërmendura.Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12.000 pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës, njofton BBC. Rezultatet e këtij hulumtimi, të cilat janë publikuar në revistën shkencore “Journal Sleep”, hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në një periudhë të caktuar të jetës, të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur. Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar, se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave. Në dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru. Është interesante e dhëna, se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për t u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Derisa, lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës së tyre shtatëdhjetëvjeçare.
Gërhitja
Gërhitja krijohet nga vibrimi i strukturave të frymëmarrjes, prej nga krijohen edhe tingujt nga lëvizja e ajrit të bllokuar gjatë frymëmarrjes, në kohën e gjumit. Në disa raste tingulli mund të jetë i butë dhe jo shumë i lart, ndërsa në disa raste të tjera ai mund të jetë më i fortë, i lartë dhe i vazhdueshëm, çka bën që të krijohet një situatë e pakëndshme për personat e tjerë që mund të ndodhen aty. Strukturat që e krijojnë këtë gjendje janë njerithi dhe qiellza e butë. Lëvizja e parregullt e ajrit në rrugët e frymëmarrjes për shkak të bllokimit të tij para se të kalojë në këto struktura shkakton gërhitjen. Shkak për këtë mund të bëhen edhe probleme të fytit, ose në disa raste gjatë gjumit të personat që gërhasin lëfyti ngushtohet. Po ashtu shkak mund të bëhet edhe keqpozicionimi i nofullave, që shkaktohet nga tensioni i muskujve. Por shkak mund të bëhet edhe grumbullimi i yndyrnave në fyt. Për pjesën më të madhe të personave që gërhasin shkak të pozicionimit gjatë gjumit, po ashtu edhe pengimit të ajrit gjatë kalimit në hundë. Statistikat e realizuara me personat që gërhasin shpesh janë kontradiktore, por rreth 30 për qind e të rriturve dhe apo ndoshta 50 për qind e njerëzve gërhasin në forma të ndryshme. Një vëzhgim i bërë me 5713 italianë u identifikuan si persona që gërhisnin 24 për qind e grave dhe 18 për qind e femrave deri në moshën 40-vjeçare, ndërsa mbi këtë moshë gërhisnin 60 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave. Çka tregonte një rritje të përqindjes së shfaqjes së dukurisë të gërhitjes me kalimin e moshës. Por sipas studimeve më të fundit kjo përqindje ulet mbi moshën 70-vjeçare.
Gërhitja e dëmshme për shëndetin
Sipas një studimi të bërë nga instituti akademik suedez Uppsala, gërhitja e zakonshme është e dëmshme për shëndetin, dhe lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Dy studiuesit, Eva Lindberg dhe Malin Svensson, kanë gjetur se gratë të cilat gërhasin nuk janë të pushueshme kur zgjohen. Studimi i përmendur ka përfshirë 400 gra me probleme me gërhitje, dhe ka treguar se madje një e treta prej tyre nuk janë ndjerë të pushueshme, edhe pse kishin fjetur gjatë gjithë natës. “Rezultatet deri tek cilat erdhëm, tregojnë se gërhitja në vete mund të ketë disa efekte negative në shëndetin”, kanë thënë studiuesit pranë universitetit Uppsala.

Të flesh me dikë që gërhet, dëmton shëndetin

Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin: Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton edhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence. Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë. Në studim janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathrow”. Gjatë eksperimenteve u vu re se sa më shumë shtoheshin decibelët, aq më shumë rritej presioni i gjakut.

Kur gërhitja është e fortë kemi sëmundje

Zhurma që njihet si gërhitje vjen si rezultat i ndryshimit të aktivitetit të frymëmarrjes gjatë gjumit. Te disa persona kjo mund të çojë deri në bllokim gati komplet të frymëmarrjes për pak sekonda, duke shfaqur sindromën e “apnes së gjumit”. Kur gërhitja e fortë është një sëmundje, cilët janë faktorët që e favorizojnë dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet: Çfarë është sindroma e “apnea e gjumit”? Sindroma e “apnea e gjumit” (OSAS) është forma më e shpeshtë e shqetësimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo sindromë konsiston në një bllokim të aktivitetit respirator (të frymëmarrjes) që mund të zgjasë dhe me tepër se 10 sekonda. Këto probleme janë shumë të shpeshta dhe u interesojnë 2-4% të popullsisë së rritur, në veçanti meshkujve të moshës 40 deri 60 vjeç.

Pagjumësia, shkaktarja e qindra sëmundjeve

Ka nga ata që qëndrojnë gjithë natën para televizorit, që kalojnë orë të tëra duke eksploruar në internet, ndërsa të tjerë që vënë orën me zile për t‘u zgjuar herët në mëngjes, me qëllim që të shkojnë në punë. Zakonisht zgjuar na mbajnë edhe gjërat që na ndodhin gjatë ditës. Megjithatë, tundimi për të kaluar sa më shumë orë pa gjumë është i parezistueshëm, por çmimi për t‘u paguar është mjaft i lartë. Efektet e zakonshme të pagjumësisë janë irritimi i syve dhe i qepallave, përgjumje dhe gjaknxehtësi, ndryshime humori, dobësi të madhe dhe pasiguri në përballimin e ngjarjeve të përditshme, vështirësi në kujtesë. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës te femrat më shumë se sa te meshkujt. Gjumi i plotë na bën më të bukur, më të zgjuar dhe të jemi më të suksesshëm. Të gjithë e dimë se për shkak të netëve pa gjumë, sytë i kemi të dobët, ndërsa lëkurën të zbehtë. Kur flemë shtatë orë dhe bëjmë një gjumë të qetë, prodhohen hormonet e rritjes, përgjegjës për zhvillimin dhe rigjenerim e qelizave. Nëse vazhdimisht nuk flemë mjaftueshëm, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut të plakjes. Ndonjëherë humbja e gjumit mund të kthehet në terapi. Zakonisht kjo u ndodh njerëzve me depresion, të cilët pasi kanë kaluar një natë pa gjumë, ndihen më mirë dhe nuk kanë nevojë të përdorin ilaçe qetësuese. Stresi konsiderohet shkaktari kryesor i çrregullimit të gjumit. Metoda e relaksimit, siç është joga, meditimi etj., do t‘ju ndihmojnë të dilni nga rrethi dëshpërues, i cili ju tërheq në stres.Në pesë vitet e fundit janë grumbulluar dhjetëra studime që flasin për gjumin, avantazhet e disavantazhet e tij dhe të gjitha të çojnë në një drejtim të vetëm: gjumi i paktë të bën keq. Që prej një dekade flitet për epideminë e obezitetit, diabetin dhe tumoret e ndryshme, e në të njëjtën kohë është shndërruar në një epidemi edhe mungesa e gjumit. Askush nuk mendon më se bëhet fjalë për një rastësi. Numri i fundit i revistës “Nature Medicine” tregon fill e për pe provat, duke filluar nga tendenca e pashmangshme te shtimi në peshë. Nëse një njeri nuk fle në mënyrë të rregullt, pra nëse gjumi zgjat më pak se gjashtë orë, atëherë është i prirur të shtojë dy kilogramë në vit. Gjumi i paktë rrit sasinë e grelinës, (hormoni që nxit urinë) dhe zvogëlon atë të leptinës (hormoni që bllokon urinë). Në këtë mënyrë rritet oreksina (i njohur ndryshe si hipokretina), hormoni që na mban zgjuar. Pra, nëse doni të verifikoni gjithçka që thamë më lart, mjafton të bëni një provë duke shtuar ose pakësuar orët e gjumit. Një studiues amerikan po kryen një eksperiment te 160 individë obezë që flenë më pak se gjashtë orë. Ai kërkon të vërtetojë se nëse shton edhe një orë më shumë, këta të fundit mund të bien në peshë. Mungesa e pushimit rrit rrezikun e diabetit, sepse modifikon metabolizmin e sheqernave. Glukoza përdoret keq, zvogëlohet ndjeshmëria e insulinës. Madje vetë insulina funksionon keq. “Gjumi i paktë rrit kortizonin, duke krijuar një rrezik të madh kardiovaskular. Veç të tjerash, zvogëlon sintezën e ndërmjetme të sistemit mbrojtës, i cili dobësohet dhe bëhet më i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit”, shpjegon një nga studiuesit. Tumoret në gji, prostatë dhe në shtyllën kurrizore shfaqen më tepër te personat që nuk flenë shumë. Për shembull, disa studiues nga Harvardi, pasi mbikëqyrën për 12 muaj mijëra infermiere, bënë të ditur pak kohë më parë se rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit është më i lartë se 36 për qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumë net pa gjumë. Dyshimi i parë është humbja e melatoninës. Duke qenë se prodhohet vetë në errësirë, është quajtur hormoni “Drakula”, sepse “del” vetëm natën dhe mjafton të ndezësh një abazhur të vogël për të parë sasinë që qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundër kancerit, të cilat tashmë janë vërtetuar. David Bassett, një studiues amerikan, i ka “ushqyer” qelizat e kancerit të gjirit me gjakun e marrë nga studentët që nuk flinin shumë. Gjaku i individëve të cilët nuk flenë mjaftueshëm, i varfër me melatoninë, e lejonte tumorin të zhvillohej dy herë më shpejt. Kështu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerëzit me nivel të ulët melatonine janë më të rrezikuar të preken nga kanceri.
Fatkeqësisht gjërat nuk përfundojnë këtu, ka edhe më: duke u bazuar te një raport amerikan i kohëve të fundit, gjumi i paktë është një lloj treguesi i një jete jo të shëndetshme, sepse kush fle më pak se 6 orë natën është i prirur t‘i jepet duhanit, alkoolit dhe të qenit sedentar.Duke arritur në këtë pikë, të gjithë mund të mendojnë se duhet t‘i dyfishojnë orët e gjumit. Në fakt ky është mendim i gabuar: edhe gjumi i tepërt ka disavantazhet e tij. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmërinë. “Gjumi është një fazë rikuperuese për organizmin. Ta zvogëlosh atë, padyshim që përbën rrezik. Gjithashtu ekziston një çekuilibër nëse trupi ka nevojë të pushojë gjatë për të marrë veten. Nëse gjendet në një gjendje të ekuilibruar, jeton dhe pushon mirë. Ndaj gjumi është një lloj treguesi i mirëqenies sonë. Ajo që vlen vërtet është sasia e gjumit”, përfundon studiuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here