Home Ekonomi Gazsjellësi TAP, ne 2016 mbaron infrastruktura rrugore

Gazsjellësi TAP, ne 2016 mbaron infrastruktura rrugore

680
0

Trans Adriatic PipelineBrenda vitit 2016 do të përfundojë infrastruktura mbështetëse për zhvillimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) në teritorin shqiptar.

Në zonat malore puna ka nisur për ndërtimin e 51 km rrugë të reja dytësore, do të rindërtohen 41 km të tjera ekzistuese, ndërsa brenda 6-mujorit të parë të 2016-tës parashikohet të rindërtohen 42 ura ekzistuese në zona rurale ku do të kalojë gjurma e veprës energjetike dhe do të ndërtohen tre ura të reja.

Sipas planit të TAP-it, rrugët dhe urët lidhëse duhet të kenë përfunduar brenda afatit për t’i hapur rrugën ndërtimit të gazjellësit, me vendosjen e tubacionit.

Në territorin shqiptar gazsjellësi TAPdo të shtrihet në 210 kilometra në tokë dhe 37 kilometra në detin Ariatik. Në afërsi të zonës së Fierit do të ndërtohet një stacion kompresoësh si dhe një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit.
Gazsjellësi TAP do të transportojë gazin nga Azerbajxhani mes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë dhe do të jetë funksionale në vitin 2020. Gazsjellësi TAP ka një kapacitet të transportit të gazit deri në 10 miliardë metër kub në vit me mundësi dyfishimi të kësaj sasie.

Gazsjellësi Trans-Adriatik vlerësohet si investimi më i madh i huaj në Shqipëri me rreth 1 miliard euro, ku ndikimi fillestar në ekonominë shqiptare parashikohet të arrijë në trefishimin e kësaj vlere.
Parashikohet që në vitin 2017 të jetë dhe ndikimi më i madh ekonomik, si pasojë e zbatimit të projektit, ku rreth 500 milionë euro do i shtohen Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here