Home Ekonomi Gazsjellesi TAP, hiqen nga fondi i pyjeve dhe kullotave disa hektare

Gazsjellesi TAP, hiqen nga fondi i pyjeve dhe kullotave disa hektare

690
0

1486578490tapokokPër të mos penguar investitorët e gazsjellësit TAP, Qeveria miratoi këtë të mërkurë një vendim për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqjeve ku kalon ky gazsjellës në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqje prej disa hektarësh të inventarizuara si kullota dhe pyje që prekin dy qarqe, atë të Korçës dhe atë të Beratit.

Qeveria vendosi që këto sipërfaqje nga fondi pyjor e kullosor publik, që preken nga TAP të pakësohen në volum dhe të çregjistrohen nga regjistri i Kadastrës së Pyjeve dhe Kullotave.

Vlera e këtyre shpronësimeve i kalon shoqërisë TAP, që duhet të rimbursojë bashkitë të cilat preken nga heqja e këtyre kullotave dhe pyjeve.

Gjithashtu, shoqëria TAP angazhohet të pyllëzojë rreth 35 mijë hektarë dhe të përmirësojë sipërfaqjen kullosore në rreth 10 mijë hektarë, sipas marrëveshjes së lidhur me Ministrinë e Mjedisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here