Home Politike Fyle leter Tahirit, vlereson operacionet antidroge

Fyle leter Tahirit, vlereson operacionet antidroge

527
0

Stefan-FuleOperacionet e fundit antikanabis të zhvilluara nga Policia e Shtetit, që kulmuan me ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit, janë vlerësuar nga Komisoneri në largim për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle i cili i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

Përmes letrës, Fyle vlerëson rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut, por i bën apel Prokurorisë që të mbyllë hetimet sa më shpejt dhe të dorëzojë dosjet e trafikantëve në gjykatë.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”,  thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit Tahiri.

Në letrën dërguar ministrit Tahiri, Fyle i drejtohet edhe politikës shqiptare kur thotë se “është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor“.

Në përfundim, Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here