Home ShowBiz Fustani i Tunes njesoj si i Floriana Garos

Fustani i Tunes njesoj si i Floriana Garos

1170
2

tuna-florianaKëngëtarja Altuna Sejdiu përveç karrierës së saj muzikore është mjaft e komentuar edhe përsa i përket stilit të saj të veshjes.

Gjatë netëve të spektaklit “X-Factor” ku Tuna ishte një prej anëtarëve të jurisë, ajo u shfaq me veshje nga më të veçantat dhe me stil të flokëve shpeshherë të çuditshëm.

Akoma më shumë ajo tërhoqi vëmendje natën finale, ku u shfaq me një fustan mjaft të bukur, të dizajnuar me gurë me ngjyra, i cili ekspozonte dekoltenë e saj.

Por duket se këtë herë Tuna nuk ishte dhe aq origjinale. Fustani i saj kishte një ngjashmëri të madhe, për të mos thënë që ishte identik me atë të Floriana Garos në konkursin e bukurisë në Kinë, ku kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në “Miss World”.

Kështu që përveçse për kopjim Tuna u komentua edhe për stil demode, duke marë parasysh që Garo e ka veshur fustanin në fjalë 2 vite më parë.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here