Home Ekonomi Fullani: Qeveria kujdes me borxhin e deficitin buxhetor

Fullani: Qeveria kujdes me borxhin e deficitin buxhetor

684
0

Banka e Shqipërisë zbeh optimizmin e qeverisë për ecurinë me ritme të shpejta të ekonomisë sonë. Guvernatori Ardian Fullani ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës se aktiviteti ekonomik i vendit paraqitet i ngadalësuar dhe familjet kanë tkurrur konsumin për shkak të vështirësive financiare.
“Të dhënat e disponueshme gjatë muajit të fundit tregojnë për një zhvillim të ngadaltë të ekonomisë gjatë 4 muajve të parë të vitit 2010. Ecuria e shpenzimeve konsumatore gjatë gjysmës së parë të vitit ka vijuar të ndikohet nga burime të kufizuara të financimit dhe nivele të ulta të besimit të konsumatorëve. Tregues të tërthortë si, rritja e ulët e shitjeve me pakicë, rënia e remitancave dhe e kredisë për konsum si dhe ngadalësimi i treguesve të punësimit dëshmojnë ecuri të ngadaltë të konsumit privat gjatë muajve të parë të këtij viti“ u shpreh Fullani.

Në këto kushte Banka e Shqipërisë i bën apel qeverisë të tregojë kujdes me deficitin buxhetor dhe borxhin dhe ti ketë parasysh këta tregues në rishikimin që do ti bëjë buxhetit.
“Duke ndjekur me vëmendje ecurinë aktuale dhe të pritshme ekonomike dhe duke vlerësuar me shqetësim implikimet e saj për treguesit fiskalë, Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale duhet të bëjë kujdes me kontrollin e nivelit të deficitit buxhetor të borxhit publik. Mbajtja e deficitit buxhetor me parametra të ndërgjegjshëm do të rrisë besimin në qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit pubik. Në këtë kontekst, rishikimi i planifikuar i buxhetit të vitit 2010 duhet të bazohet në një plan realist të të ardhurave buxhetore duke parashikuar njëkohësisht masat e nevojshme korrektuese për pakësimin e shpenzimeve publike dhe kontrollin e nivelit të deficitit“ theksoi Fullani.

Gjithashtu Guvernatori këshillon qeverinë që të mos marrë më borxh tek bankat vendase, sikurse bëri me 25 milionë euro, por ti lerë hapsirë biznesit.
Gjatë muajve në vijim, Banka e Shqipërisë do ti kushtojë rëndësi edhe normave të interesit për depozitat dhe kreditë duke bashkëpunuar me bankat e nivelit të dytë për uljen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here