Home Aktualitet Fullani njihet zyrtarisht me akuzat nga Prokuroria

Fullani njihet zyrtarisht me akuzat nga Prokuroria

504
0

Ardian Fullani, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u njoh zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria.

Fullani është paraqitur në organin e akuzës, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia, ndërsa prokurori i cështjes Ndini Tavani i ka komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, jo vetëm për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, por edhe për blerjen e hotel Dajtit, si dhe objektet që u morrëm me qera nga institucioni që u drejtua nga Fullani për rreth 10 vjet.

Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se dosja hetimore ndaj ish-Guvernatorit do të dorëzohet në Gjykatë brenda 10-15 ditësh, ndërsa në dokumentin përfundimtar të mbylljes së hetimit, Fullani nuk ka pranuar akuzën.

Në këtë mënyrë, Prokuroria ka mbyllur hetimet pas rreth 1 viti, nga koha kur mbi Fullanin u artikuluan akuzat qv cuan në arrestimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here