Home Ushqim Frutat me te mira kundra diabetit

Frutat me te mira kundra diabetit

900
0

diabetic-fruitsDiabeti është sëmundje autoimune tek e cila personi ka nivel të lartë të sheqerit në gjak sepse trupi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës ose sepse qelizat nuk reagojnë në insulinën e prodhuar.
Ushqimi me pak sheqer dhe yndyra ndonjëherë mund të shkurtojë kënaqësi të shumta.
Ekspertët një kohë kanë konsideruar që diabetikët nuk duhen të hanë fruta, por dëshmitë e sotme sugjerojnë të kundërtën. Ekspertët theksojnë se si frutat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit te diabetikët.

Mollët
Molla është zgjedhje e shkëlqyeshme për diabetikët. Përmban pak kalori, ndërsa nxit trupin për të djegur kaloritë tjera. Është burim i pasur i pektinës, e cila ka veçori antioksiduese, çka redukton nivelin e radikaleve të lira dhe rrezikun për të krijuar sëmundje të ndryshme.

Manaferrat
Frutat si manaferrat përmbajnë antocianine, të cilat i japin ngjyrën e kuqe dhe nxisin lirimin e insulinës, rregullojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës.

Grejpi
Mund të përdoret për reduktimin e rrezikut nga krijimi i nivelit të lartë të sheqerit në gjak, veçanërisht kur konsumohet me ushqimet që kanë nivel të ulët të yndyrave, sheqerit dhe niseshtesë.

Shalqiri
Pemët që përmbajnë nivel të lartë të ujit siç shalqiri, dredhëzat, papaja ose kumbullat, veprojnë në mënyrë të shkëlqyeshme në ngadalësimin e absorbimit të glukozës. Diabetikët duhet çdo ditë të konsumojnë pemë me përmbajtje të lartë të ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here