Home ShowBiz Françeska Jaçe: Ja kush mi mundeson pushimet luksoze

Françeska Jaçe: Ja kush mi mundeson pushimet luksoze

994
0

Ajo është një nga modelet dhe gjithashtu një nga ish-banoret e komentuara në Big Brother. Françeska Jaçe është bërë mjaft e njohur sa i përket fotove joshëse dhe seksi, gjithsesi për pak kohë ajo ka vendosur mos të jetë pjesë e televizionit pasi ndihet e zhgënjyer.

“Televizioni është ëndrra e çdo vjaze, por e kam ndërprerë për momentin kam patur prioritet shkollën që ta përfundoj,”-është shprehur modelja, e cila aktualisht është fokusuar edhe në setet fotografike.

Françeska Jaçe

E ftuar në emisionin “Thumb” ajo është pyetur nëse për të patur sukses për një vajzë të bukur janë të nevojshme “favoret”. “Nëse dikush ka talent nuk ka nevoje për “favore”, nëse jo duhet dhe ndonjë favor i vockël,”-është shprehur Jaçe.

Gjithashtu ajo ka theksuar se jetën luksoze dhe pushimet ja mundëson babai i saj, pasi e përkëdhel ngaqë ajo është vajza e vogël e shtëpisë.

Sa i përket jetës sentimentale Françeska është shprehur se aktualisht është vetëm. “Fatmirësisht ose fatkeqësisht pas ca muajsh duhet dikush afër pasi fillon të ndihesh vetëm dhe unë kam nevojë të më përkëdhelin sepse me pëlqen,”-thotë Françeska.

Ajo ka folur edhe rreth operacioneve plastike ku ka pranuar ndërhyrjen në hundë dhe frikën për të bërë buzët operacion: “Kam bërë hundën kam qejf ti bëj buzët po nuk kam pas guxim ti bëj,”-përfundoi Jaçe

Françeska Jaçe

Gjithashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëdhënien me miken e saj Encën, të cilën e ka cilësuar si mjaft të afërt me të. Në planet e saj më të afërta është që së shpejti ti dedikohet një biznesi privat shkruan Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here