Home ShowBiz Forbes shpall Beyonce, femrën më të pasur dhe më me ndikim në...

Forbes shpall Beyonce, femrën më të pasur dhe më me ndikim në botë

542
0

Backstage At "Chime For Change: The Sound Of Change Live" ConcertBeyonce është personazhi VIP më i pasur dhe më i fuqishëm në botë. Revista Forbes, e cila çdo vit zgjedh një personazh të botës së spektaklit, mes këngëtarëve, aktorëve, shkrimtarëve, regjisorëve etj këtë herë ka zgjedhur pikërisht divën e muzikës pop e cila në këtë klasifikim ka lënë pas edhe bashkëshortin e saj Jay Z (në vendin e pestë).

Beyonce ka realizuar vetëm gjatë vitit të fundit 95 koncerte të cilët mesatarisht i kanë dhënë secili nga 2, 4 mln dollarë fitime. Kështu, nga qershori 2013 deri në qershor 2014, 32-vjeçarja ka fituar 115 mln dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here