Home Aktualitet Fondacioni Turk TDV, fillon ne Janar ndertimin e xhamise se madhe

Fondacioni Turk TDV, fillon ne Janar ndertimin e xhamise se madhe

685
0

xhamia-tirane
Fondacioni i Fetar i Turqisë (TDV), në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë në muajin janar do të fillojë punimet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Fetar të Turqisë (TDV), Ismail Palakoglu në një deklaratë për gazetarin e AA tha se si fondacion në Turqi kanë ndërmarrë ndërtimin e 3 421 xhamive dhe në 25 shtete afërsisht ndërtimin e 50 xhamive.

Palakoglu ka deklaruar se është në vazhdim ndërtimi i xhamive në SHBA, Kazakistan, Kirgistan, Filipine, Rusi, Bjellorusi, Haiti, Somali dhe në Qipron Turke, ndërsa në vendet si Shqipëria, Britania e Madhe, Hungaria, Kosova, Krimea, etj përgatitjet për fillimin e ndërtimit të xhamive janë në vazhdim.

“Ëndrra më e madhe për të kryer faljen në një xhami të madhe”
Ismail Palakoglu, ka theksuar se në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë në xhaminë Et-hem Beut shumë pak persona mund të kryejnë ritet fetare brenda saj, ndërsa në faljet e Bajrameve populli falet në rrugë dhe në ditët me shi ata hasin probleme.

Palakoglu, i cili thekson se ëndrra më e madhe 70 për qind e shqiptarëve myslimanë ka qenë për të kryer ritet e tyre fetare në një xhami të gjerë e të madhe shprehet se: “Në vitin 1994 në Tiranë në vendin e quajtur Namazgja ka patur punime për fillimin e ndërtimit të një xhamie nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Shqipërisë. Dhe deri më sot edhe pse janë hedhur themelet në periudha të ndryshme, për arsye të tokës dhe procedurave burokratike me proçeset gjyqësore nuk ka qenë e mundur fillimi i ndërtimit të xhamisë”.

“Të gjitha miratimet janë marrë, do të fillojmë punimet e para”
Palakoglu, duke shprehur se dëshira 100 vjeçare e muslimanëve shqiptarë do të përfundojë në janar thekson se: “Proçedurat e licencave dhe lejet për ndërtimin e xhamisë janë kompletuar. Projekti është gati. Marrëveshja protokollare mes Fondacionit Fetar të Turqisë (TDV), Drejtoria e Çështjeve Fetare dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare është nënshkruar. Të gjitha lejet janë marrë, do të fillojnë punimet e para”.

Palakoglu njofton se xhamia do të jetë me 4 minare, do të ndërtohet në një shesh ndërtimi 10 dynym dhe do të përfundohet për 2-3 vjet. Palakoglu thekson se xhamia e re do të ketë një kapacitet për 4 500 persona, të cilët do të kenë mundësinë të falen njëherësh dhe shton më tej se në zonën e xhamisë do të ndërtojnë një sallë konferencash me kapacitet 332 persona, 10 klasa për kurse të Kur-anit, sallë ekspozitë, bibliotekë, restorant dhe lokal, muze Ballkanik 2 katësh, ashensor për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, dhomë kujdesi për fëmijë, dhoma studimi dhe një qendër e madhe kulturore me parking për 500 makina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here