Home ShowBiz Floriana Garro nis nje romance te re

Floriana Garro nis nje romance te re

874
0

floriana-garroLajmi i ndarjes të moderatores së “Jo vetëm modë”, Floriana Garo, bëri bujë në media, për faktin se ajo prej pesë vitesh ishte çifti i konsoliduar e që bashkëjetonte me të fejuarin e saj.

Floriana nuk dha ndonjë arsye që e çoi në ndarje, përpos lajmit se shkak ishte tradhtia me një modele që jeton në Greqi.

Vetë çifti mendohet ta kenë kaluar tashmë shqetësimin që lë pas një ndarje, pasi janë fotografuar secili për qejf të tij me miqtë e tyre.

Por për Florianën, duket se pas një romance të përfunduar, ndoshta po lind një tjetër romancë e re.

Shkak për të menduar këtë fakt janë bërë shumë buqeta me lule, që mbërritën brenda një dite në “Tv Klan”, pak ditë parë.

Trëndafilat e bardhë e të kuq, që mbërritën në adresë të saj pranë recepsionit të televizionit “Klan”, ku ajo punon, kanë tërhequr vëmendjen e stafit.

‘Panorama Plus’ shkruan se, deri tani mësohet se lulet kanë qenë pa emër, dhe nuk dihet pse dërguesi ka preferuar të mbetet anonim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here