Home Kulture Flamuri shqiptar, nder me terheqesit ne bote

Flamuri shqiptar, nder me terheqesit ne bote

3305
0

albanian-flagNë shumë faqe interneti, flamuri i shqiptarëve konsiderohet si ndër flamujt më të mirë kombëtar në botë. Në shumë renkime, flamuri jonë pozicionohet në një ndër dhjetë flamujt me dizajnin më të mirë, më tërheqës.

“Guximi, besimi, tradicionalja dhe krenaria janë emocionet që evokohen kur shikoni këtë flamur që është i thjeshtë në mënyrë magjepsëse. Në fund të fundit, ky është flamur beteje, dhe duke qenë një shtet ballkanik, kjo e ka ndjekur në shumë luftëra”, thuhet në blogun rachelbrandon.

Në faqen kkdesign, thuhet: “Sfondi i kuq dhe shqiponja dykrerëshe e zezë. Shumë simetrike dhe me pasqyrim të fortë. Dizajn i pastër dhe i fuqishëm. Kjo shqiponjë thotë: mos u kap me këtë shtet! Do të të hamë! Do të të hamë dy herë! Ne i kemi dy koka! Mos prek! Shqiponja është përdorur në Mesjetë nga shumë familje fisnike në Shqipëri dhe u bë simbol i shqiptarët”.

Ndërkaq, në faqen listosaur, theksohet se “shqiponja e zezë krijon kontrast kumbues me sfondin e kuq, duke krijuar një imazh të fuqishëm dhe tërheqës për sy”.

Në faqen ranker, flamuri është më i pëlqyeri pas atij britanik. Rankimi bazohet në vota, kështu që edhe ju mund të kontribuoni me votën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here