Home Kulture Filmi kosovar “SHOK” le pa fjale Kryeministrin Rama

Filmi kosovar “SHOK” le pa fjale Kryeministrin Rama

753
0

rama“Një film që të lë pa fjalë”. Kështu e vlerësoi kryeministri Edi Rama pas shfaqjes së mbyllur në kryeministri filmin kosovar “SHOK”

Kryeministri Rama vlerësoi detajet dhe gjetjet artistike duke u shprehur se kjo ishte një vepër e mrekullueshme.Më pas ai bisedeoi me artistët kosovarë duke vlerëuar elemetët dhe detajet artistike, aktorin fëmijë Andi Bajgora kryeministri e vlerësoi  si një befasi në aktrim.

“Në këto raste, protokolli e do që të thuhen disa fraza klishe. E ngaqë frazat klishe janë shumë të përdorura, është e vështirë për publikun nganjëherë që të besojë kur është vendi dhe momenti për të thënë fjali plot emocion, që vijnë nga eksperienca e një filmi apo e një vepre si kjo. Por unë dua t’ju shpreh mirënjohje që ju erdhët dhe mu dha kjo mundësi. Është fat për mua që të jem ndër shikuesit e parë të filmit dhe dua shumë të shpresoj që filmin do ta shohin të gjithë shqiptarët. Sepse nuk është film i radhës, por është një film që si rrallëherë të mban të mbërthyer në ekran dhe të jep një tension shumë real.”-u shpreh kryeminsitri

Regjisori e skenaristi i filmit Xhemi Donuie nuk ishte i pranishëm në këtë shfaqje, por producenti shqiptar Eshref Dyrmishi rrëfen se ngjarjet për skenarin regjisori anglez i mblodhi nga rrëfimet e njerëzve në Kosovë. Vetë Dyrmishi është pjesë e ktyre rrëfimeve.Ai kujton se e ka jetuar luftën dhe ashtu si personazhi që luan Lum Veseli edhe ai është goditur nga policët serb.

Filmi “Shok” e çoi filmin shqiptar në listën më të ngushtë për të marrë pjesë në çmimin Oskar. Surprizë në këtë film ka qenë aktorët fëmijë Andi Bajgora dhe Lum Veseli. Andi Bajgora mban një peshë të madhe të rolit që e çoi Kosovën drejt Oskarit.

“Unë jam i kënaqur nga vlerësimi i kryeministrit Rama por më i kënaqur jam ndjerë kur personalitete të larta të filmit botëror e kanë vlerësuar rolin tim dhe filmi kosovarë.”-tha Bajgora

“Suksesi me filmin ka ndodhur sepse tema e pushtimit të Kosovës rrëfehet me sytë e fëmijëve”-kështu pohon producenti anglez Harvey Ascott.

Filmi fokusohet në shoqërinë e dy djemve që vihet në sprovë në kushte dramatike. Ata vazhdojnë betejën për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here