HYRJE Sport FIFA prezanton 30 arbitrat e Botërorit 2010

FIFA prezanton 30 arbitrat e Botërorit 2010

0
131

FIFA ka prezantuar 30 arbitrat qe do te kene detyren e veshtire per te gjykuar 64 ndeshjet e Boterorit 2010, qe do te nise ne Johanesburg te Afrikes se Jugut me 11 qershor. Qeveria boterore e futbollit pretendon se ka zgjedhur ajken e arbitrimit duke u shtrire ne 28 shtete te ndryshme, por ne listen e saj radhiten emra shume te polemizuar te viteve te fundit.

Nje prej tyre eshte braziliani Carlos Simon, i cili ne vendin e tij eshte cilësuar si i paafte, madje ne vitin 2009 mori nje ndeshkim disiplinor nga federata braziliane e futbollit. Ndeshja e pare e Simon do te jete ajo e 12 qershorit mes Shteteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Anglise. Nje tjeter arbitër i kontestuar eshte suedezi Martin Hansson, protagonisti i ndeshjes France-Irlande, pasi cilësoi te rregullt golin e francezeve pas prekjes se topit me dore nga ana e Tierry Hanry duke kualifikuar kombëtaren e Domenech per ne Afriken e Jugut.

Mes 30 arbitrave te FIFA-s qe do te drejtojne ndeshjet e kompeticionit me te rendesishem botëror eshte dhe anglezi Haëard ëebb, nje figure e pakontestuar qe drejtoi edhe finalen e fundit te Liges se Kampioneve mes Bajernit te Mynihut dhe Interit. Ndeshja e pare e ëebb do te jete ajo e 16 qershorit mes Spanjes dhe Zvicres. Nderkohe, ne botërorin e Afrikes se Jugut debuton nje arbitër nga Uzbekistani. Ravshan Irmatov do te kete nderin te drejtoje ndeshjen e hapjes mes Afrikes se Jugut dhe Meksikes.

Nertan Prifti

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here