Home Aktualitet Fier, arrestohen 4 persona, tregtonin nafte ne pika private

Fier, arrestohen 4 persona, tregtonin nafte ne pika private

556
0

102574FIER – Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë katër persona, drejtues autobotesh, pasi tentuan të tregtonin naftë në pika private.

Në pranga kanë rënë Sotiraq Sollaku, Klevi Saliaj , Sokrat Yzeiri dhe Bashkim Shehaj, pasi duke drejtuar 3 autobotët përkatësisht me targa AA 809 DA, AA 286BZ dhe AA 683 CY janë kapur në flagrancë duke ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, sasi kjo 100 ton.

Sipas policisë, pas këtij devijimi dyshohet se kjo sasi do të tregtohej në pika të ndryshme private, të cilat merren me tregti hidrokarburesh.

Efektivët blu sqarojnë se hetimi lidhur me këtë çështje vijon, ndërsa materialet procedura ndaj të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit, për procedime të mëtejshme penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here