Lajmet shqip, lajme ne shqip nga rajoni dhe bota

Apple renditet për herë të parë në Top 10 të listës Fortune
Apple është renditur për herë të parë në Top 10 e listës Fortune 500 të këtij viti, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.

Ajo është tashmë kompania teknologjikë e renditur në lart në këtë listë, duke lënë pas edhe HP.

Fortune, e rendit kompanitë në bazë të të ardhurave vjetore, ka publikuar listën e vitit gjatë kësaj jave. Apple kishte të ardhura prej 156.5 miliardë $ për vitin fiskal i cili përfundoi në 30 shtator 2012. Kompania la pas Wal-Mart, Exxon Mobil, Chevron, Phillips 66 dhe Berkshire Hathaway.

Amerikanët e Kupertinos ngjitën 11 pozicione krahasuar me vitin e kaluar, duke mundur madje edhe HP të cilët ranë nga vendi i 10-të në të 15-tin.

Firma të tjera teknologjike në listën Fortune 500 ishin IBM në vend të 20-të, Microsoft në vend të 35-të, Amazon në vend të 49-të, Dell në vend të 51-të, Intel dhe Google përkatësisht në vend të 54-t dhe 55-të, Cisco në vend të 60-të dhe Oracle në vend të 80-të.

Microsoft u rrit me dy pozicione nga viti i kaluar, ndërkohë që IBM ra me një pozicion. Amazon u ngjit shtatë vende më lart ndërsa HP, si rezultat i rënies së shitjeve të PC-ve, ra me shtatë pozicione.

Bazuar në fitimet, Apple ishte kompania e dytë me 41.7 miliardë $, duke u paraprirë nga Exxon Mobil, të cilët kishin fitime prej 44.8 miliardë $.

Ndërkohë që HP kishte humbje dhe nuk ia doli të ishte pjesë e kësaj listë, Microsoft u rendit i teti me 17 miliardë $, teksa regjistronte 27% më pak fitime se viti i kaluar – për shkak të rënies së shitjeve të PC-ve.

Pacolli dhe sheiku i Abu Dhabit blejnë prona në Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka blerë mbi 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë, shkruajnë mediat serbe – të cilave iu referohet Telegraci.com – sipas të cilave biznesmeni më i pasur shqiptar qëndron prapa investimit të kompanisë “Al Dahra” të sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon Pacollit.

“Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të suksesshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare, që vijnë nga fondet investive në të cilat kanë pjesën e tyre të dy (Pacolli dhe sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan), kanë shkruar mediat serbe, duke u bazuar në burime anonime.

Sipas njoftimeve, IPIC është një nga fondacionet më të mëdha investuese, ku sheiku dhe sipërmarrësi shqiptar bashkëpunojnë.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, që është trashëgimtar i fronit të Abu Dhabit, është mik i ngushtë i zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa para pak kohësh ka vizituar këtë shtet pikërisht për të biseduar rreth investimeve.

Dirigjenti akuzon PD, presione me rrogën për të marrë votën
Dirigjenti Edmond Doko rrëfen skandalin që po bëhet në institucion e TOB, duke thënë se vetë drejtorët e këtij institucioni apo dhe kolegë me bindje të djathta bëjnë presione për të votuar ministrin aktual të Kulturës për të fituar mandatin e deputetit.

Ju thoni se në institucionin ku punoni keni vënë re presione të politikës, kryesisht nga Partia Demokratike lidhur me ndikimin në votën tuaj në zgjedhjet e 23 qershorit. Në ç`formë janë vërejtur këto presione?

Po. Tetari i operës ka çuar lista me emrat tanë pasi u është kërkuar me shkresë nga MTKRS, madje me shkresë është mobilizuar administrata e saj, se ministri tani ka vajtur atje, por administrata ka kohë që është e përgatitur me këto lloj shkresash dhe porosish.

Listën e njerëzve punonjësve të operës janë bërë nga e para nga ai pari dhe i fundit dhe kur unë insistova personalisht se “ne i kemi emrat tanë kemi edhe numrat e telefonit, pse duhen bërë të reja ç’i doni me adresa dhe emrin babait”. Para një muaj na thanë na i kërkojnë emergjencat civile. Pa lidhje kjo, se çfarë lidhje kanë emergjencat civile të kërkojnë listën e punonjësve të operës?

Si qëndron e vërteta e këtyre presioneve dhe a ju ka ndodhur personalisht ju dhe kolegëve tuaj të ndiheni i kërcënuar për votën tuaj?

Në këtë kohë gjithë riparimin e adresave e kanë bërë me urdhër të drejtorisë punonjësit e personelit, me urdhër se unë e di që nga personeli të paktën disa nuk votojnë në PD, por është e detyruar kjo. Po ta marrim edhe nga ana njerëzore, ka dy javë që kanë shkuar në shtëpitë dhe u bien citofonisë dhe ka dy javë dhe kolegëve të mi u bien në citofon.

Në shtëpinë time u përgjigj djali im se “babi nuk është” dhe pas asaj dite erdhën sërish dhe në 7 të darkës, më morën dhe më thanë “ju jini filan fisteku? Po. Ju punoni në opera, apo jo? Po. Mirë mund të vini në zyrën elektorale. Pse duhet të vij pra? Po a punoni në shtet ju. Po pse edhe para punoja në shtet, çdo të thotë kjo? Po derisa punoni në shtet jeni të detyruar, mos bëni kështu.

Jeni të detyruar, a punoni në shtet ju? Të nesërmen u thashë mos më bezdisnin më në këtë numër. Por këtë ua bëjën gjithë artistëve të operës, Unë tani nuk kam ndonjë koncert jam i lirë, por kur erdha në opera më thanë se këtë gjë ua kishin bërë shumë artistëve. Dhe ata janë të shqetësuar. Më thonë tre katër vetë, miq të mi është bërë e zakonshme të gjithëve na marrin.

Çfarë ju thonë ju për të votuar për PD dhe nga kush vijnë këto qëndrime?

Kur marrin titullarë të operës si dirigjent e regjisorë, mendoni me artistat e shkretë që jetojnë me atë rrogë, se ç’mundet të bëjnë. Një njeri pambrojtur dorëzohet. Kulmi arriti më merr një nga artistët e njohur i tmerruar, “të lutem se unë e kam mik të ngushtë Visarin, dhe më thotë aman mund t’i themi se ç’janë këto.

Unë i them “po e kupton ti se kjo s’ka lidhje me Visarin, kjo ka nisur që me Aldon, janë punë partite, mënyre organizmi, kjo këtu tek ne është çështje e servilizmit të drejtorit me lidhje të tjera, e gënjen mendja se do të rrijë në pushtet drejtori i operas, ka që në kohën e Ramizit e vazhdon të jetë edhe në kohën e Berishës në pushtet.

I bën elozhe pushteteve dhe futsin administratën në valle. E mora kolegun tim, Nuk jam e autorizuar t’ia them emrin, por po them fenomenin e merr punonjësja e adminisitartës së operas, që unë tani me atë u zura. Ka marrë disa punonjës dhe ka thënë “hajde se tani ka mbledhje PD-ja”, në 22 vjet tha miku im nuk kemi jetuar se kush është në PD e PS në opera.

Çfarë roli luajnë drejtuesit e këtij institucioni në paanësinë politike që duhet të ketë arti?

Mirëpo në vitet e fundit drejtori i operës ka ftuar partiakë për të bërë biseda e mbledhje, se ka qenë anti Ramë dhe aty në opera ka bërë mbledhje Olldashi. Janë bërë mbledhje dhe ju si gazetarë nuk i keni ndjekur. Ka ardhur Olldashi, ka mbushur sallën me artistë për mbledhje, i ka hequr nga provat Zhani Ciko.

Unë jam i pavaruar, më ka dalë nami se votoj me PS-në, por un jam i pavarur, njoh edhe Visar zhitin, e kam mik, njoh edhe Edi Ramën e kam mik. Në fund votoj për kë të dua, jam shokë, miq brezi im që janë majtas e djathtas me politikë. Është shqetësim i madh për artistët.

Në 22 vjet nuk ka bërë vaki që ty të vijnë lloj partish në shtëpi e të tregojnë se punon në shtet e je i detyruar të votosh për atë që të mban me rrogë, se kështu kuptohet kjo. Ndaj ndihemi të shqetësuar. Të japësh adresa sa kur klikon të del dy herë emri yt, ku at di unë se me këto të dhëna personale të japësh adresa, shkresa, të shkelen të drejta e njeriut.

Ky është institucion publik që provokon mbledhje siç është drejtori i operës, nuk del vet dhe detyron vartëset të merren me këto lista. Punonjëset, vartëset janë në siklet. Artistët janë të lirë të votojnë ku të duan, por ata nuk duhen të bëhen vegël e drejtorit, do të rrijë ai drejtor, të mbajë ata punëtorë dhe kjo ndodh po të jetë kjo qeveri që është në pushtet. Është harruar niveli artistik.

Nazime Visha dënohet me 10 vite burg
Nazime Visha e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, u shpall sot fajtore në Gjykatë dhe u dënua me 10 vite burg.

Kështu nga 15 vite burg në total me uljen e 1 të 3-s, ajo dënohet me 10 vite burg. Ndërsa gjatë seancës Nazime Visha është lutur për mëshirë në Gjykatë duke pranuar krimin:

“E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshire nga Gjykata, rrethanat familjare më kanë detyruar të hesht. Ju lutem me jepni mundesi te rifilloj jetën, si gjithë moshataret e mia”.

Pas kësaj Beqir Visha i ati i 18-vjeçares ka reaguar duke thënë se “ky dënim është i rëndë, Nazimja e bëri veprimin për të shpëtuar nga ai akrep që e përdhunonte në moshë të mitur”. Ai shtoi se vendimin do ta apelojnë.

Vrasja e Lamajt, gjenden fije floku e shenja gishti, dyshohet të Frrokut
Vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt rikthehet sërish në vëmendjen e publikut, por këtë herë në lidhje me provat e gjetura në automjetin tip BMW i cili dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj Lamajt.

Informacionet e dala lidhin Arben Frrokun me vrasjen e Kryekomisarit, pasi shkencërisht thuhet se është provuar gjetja e një fije floku dhe e një gjurme gishti e cila i përket pikërisht biznesmenit të akuzuar, që në fillim nga policia e shtetit për vrasjen e Lamajt.

Prokuroria e krimeve të rënda e kontaktuar nga A1REPORT! për të konfirmuar këtë informacion u shpresh se ” në këto momente kjo dosje cilësohet sekret hetimor dhe çdo e dhënë e tillë konsiderohet spekullim, pasi ende nuk jemi në një fazë e cila mund të konkludojë provat shkencërisht”.

Për vrasjen e Dritan Lamajt pas hekurave ndodhet biznesmeni Arben Frroku i cili është ndaluar në Greqi me kërkesë të autoriteteve shqiptare, por asnjëherë ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen.

Ndërkaq pritet, që pas disa ditëve Gjykata e Lartë greke të shprehet dhe për ekstradimin e Frrokut pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Selanik e kaloi cështjen për moskompetencë ku dhe pse kaloi afati 40 ditë burg i masës së sigurisë, Frroku nuk u ekstradua.

Bajerni shpartallon Barcelonën, finalja do jete gjermane
Bajerni i Mynihut ka poshtëruar Barcelonën në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0 duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 7-0 dhe mbyllur epokën legjendarë të katalanasve në Evropë dhe në Spanjë. Por ndeshja e mbrëmshme në Spanjë do të mbahet mend gjatë nga të gjithë, pasi në fushë nuk zbriti nga minuta e parë argjentinasi Lionel Mesi.

Mediat kanë aluduar për mungesën e sulmuesit, por sipas stafit teknik të ekipit të blaugranëve, sulmuesi ishte i dëmtuar dhe drejtuesit nuk kanë rrezikuar për ta zbritur në fushë. Por pyetja që lind është se përsëri Mesi luajti me ekipin e Bilbaos në fundjavë dhe me Bajernin jo. Megjithatë më e rëndësishme është që Bajerni do të luajë në finalen e madhe të ‘Uemblit’. Gjermanët kanë vendosur diktatin edhe në Spanjë duke mos e diskutuar fitoren dhe katin që luajnë në transfertë.

Ndeshja ka nisur e mirë për vendasit, por pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Në pjesën e dytë pas dy minutave lojë është Robben që pas një inkursioni nga e djathta futet në zonë shmang një mbrojtës dhe si gjithmonë gjuan me të majtën duke ndalur sferën në rrjetë. Goli shokon Barcelonën që tani duhet të shënojë katër dhe të mendojë për shtesën, por nuk ndodhi as një gjë e tillë. Pas disa raste për të dyfishuar rezultatin, gjermanët arrijnë të shënojnë me ndihmën e Pikes që devijon një top të krosuar në zonë nga Riberi në minutën e 42′ të ndeshjes. Mesi nuk ka ctë bëjë, por mbetet të shikojë katastrofën nga bankina dhe të falenderojë stafin që nuk e bëri pjesë të humbjes së madhe.

E ndërsa kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Myller nuk mendon kështu por vendos edhe emrin e tij në listën e artë të golashënuesve që shëuan në një stadium mitik që heshti për një natë që do të mbahet mend gjatë. Pas golit të tretë arbitri nuk jep asnjë minutë shtesë por vërshëllen duke dërguar Bajernin në finale, e cila është e parë për dy ekipe gjermane që takohen për të diskutuar një trofe të tillë në Evropë. Ndërsa Barcelona largohet me kokën poshtë pas pushtimit gjerman.

Gjendet nje nga copat e avionit te 11-Shtatorit
Policia e Nju Jorkut ka thënë se ka gjetur një pjese te ndenjeses të njërit prej aeroplanëve që është përplasur për kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001.

Zëdhënësi i departamentit të policisë, Paul Browne, ka thënë se copa e madhe e metalit ka shenja të qartë që lexojnë “Boeing Co” dhe një numër të identifikimit.

Ajo është gjetur të mërkurën në mes të dy ndërtesave në Menheten, jo larg vendit ku kanë qëndruar kullat binjake.

Rreth 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur aeroplanët e rrëmbyer nga Al Kaida janë përplasur në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Aksidentohet me motorr djali i Gramoz Ruçit
Aksidentohet nga një automjet Ledio Ruçi, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave në Tiranë mbrëmjen e së enjtes dhe sipas Policisë së kryeqytetit, 28-vjeçari Ruçi ka pësuar disa plagë të lehta. Ledio Ruçi ka qenë duke lëvizur me një motor tip “Piagio” me targë greke BZI 756 kur është goditur nga një automjet tip “Mitsubishi”, me targë AA 958 AE, që drejtohej nga shtetasi Arben Bodlli.

Përplasja ka qenë e fortë, megjithatë djali i Ruçit ka pësuar vetëm disa plagë të lehta. Ai ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Ushtarak dhe më pas është larguar për në banesë pa ndonjë rrezik për jetën. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Arben Arif Bodlli, 44 vjeç, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia është lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët dhe në vendin e aksidentit kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe ato të Komisariatit Nr. 3. Ekspertët rrugorë, pasi kanë bërë matjet në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka arritur të frenojë në kohë për të shmangur përplasjen.

Durrës, një person i vrarë me armë zjarri
Nje person ka humbur jeten i qelluar me arme zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 18 ne Durres, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Sipas te dhenave te para mesohet se viktima ka mberritr i pajete ne spital.

Bayern poshteron Barcelonen ne Allianz Arena
Bajerni i Munihut ka shkatërruar ekipin e Barcelonës me rezultatin e thellë 4-0 duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së Ligës së Kampioneve për herë të dytë radhazi në dy vitet e fundit. Gjermanët janë treguar të pamëshirshëm përballë katalanasve duke u shënuar katër gola dhe i fundosur si radhë herë vitet e fundit në Champions League dhe kampionat. Pas kësaj humbje shpresat që Barcelona të kualifikohet në finale janë pothuajse zero, vetëm një mrekulli do ti shpëtonte në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja ka nisur e mirë për Barcelonën që tenton të vendosë në vështirësi vendasit me qarkullimin e topit, por Bajerni mbrohet mirë dhe sulm me shpejtësi nga krahët. Pas disa episodeve në minutën e 25′ është Tomas Muller që pas një rrëmuje në zonë gjuan me kokë duke dërguar topin në rrjetë për Bajernin. Vilanova bën thirrje për qetësi dhe sulm, por ‘bavarezët’ duke se e kishin natën e tyre, pasi arrijnë që të neutralizojnë për mrekulli edhe disa raste të katalanasve, ndërsa Mesi është inekzistent.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, në fraksionin e dytë të ndeshjes është Mario Gomez që shënon golin e dytë në minutën e 49′ me një gjuajtje të fuqishme me këmbë brenda në zonë. Pas dyfishimit të rezultatit, Barca fillon të bjerë gradualisht dhe tërhiqet që të mos pësojë më shumë, por nuk ja del mbanë pasi është holandezi Roben që lan disa hesape të vjetra me spanjollët duke trefishuar rezultatin e ndeshjes.

Stadiumi ‘Allianz Arena’ ngrihet i gjithë në këmbë për të nderuar heronjtë, ndërsa spanjollët duken shumë të vegjël përballë një super Bajerni. Por gjermanët nuk kënaqen me tre gola dhe në minutat e fundit është përsëri heroi Muller që shënon golin e pokerit për Bajernin dhe vulosur shifrat në 4-0. Ndërsa për miqtë ndëshkohen në fund të ndeshjes me të verdhë Iniesta, Alba dhe Sancez. Rezultati 4-0 nuk i jep asnjë mundësi ekipit të Barcelonës që të shpresojë për një kualifikim në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Spanjë. Mesi ishte në pozicion jashtë loje gjatë gjithë ndeshjes për meritë të gjermanëve dhe paraqitjes së tij ët dobët duke treguar se nuk është më i mirë në fushë gjithmonë, aq më tepër përballë Bajernit.

\Pas ndeshjes Barcelona ka pranuar humbjen e thellë përballë ekipit të Bajernit duke u larguar me kokën poshtë. Gerard Pike pas ndeshjes ka pranuar rezultatin duke e cilësuar të papranueshëm për një ekipi si katalanasit, por në ndeshjen e kthimit duhet që të japin gjithcka për ta kthyer dhe shkuar në finalen e madhe. “Ishtë një fitore e merituar e Bajernit, ata ishin më të shpejtë, më të saktë dhe më të fuqishëm në fushë” thotë Pikë. Hejnkes: Ishte një super ndeshje, futbollistët zbatuan me përpikmëri të gjitha detyrat. Ne treguam se jemi më të mirët për momentin. Por duhet që të presim edhe ndeshjen e kthimit për të menduar për finalen e dytë radhazi brenda dy vitesh” deklaron Hejnkes. I lumtur është shfaqur edhe Gomez, Roben dhe sulmuesi Muller, i cili shënoi një dopietë për ekipin e tij në këtë super ndeshje.