Fatmir Xhafa, ministri “i preferuar” i ambasadorit Lu!

0
477
Ambasadori i SHBA, Donald Lu gjate nje takimi me ministrin e rendit, Fatmir Xhafa

“Nga ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj presim luftë aktive ndaj krimit të organizuar”. Kështu ka deklaruar sot ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, duke komentuar zgjedhjen e Xhafajt në vend të Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Reagimi i Lu vjen në kulmin e akuzave që opozita ka adresuar ndaj Xhafës, e ndërkohë që u theksua se me zgjedhjen e tij, kryeministri Rama pati gjetur mbështetjen dhe pëlqimin edhe të ambasadës amerikane në vendin tonë.

Duke folur për Zerin e Amerikës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Donald Lu tha se pret që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i emëruar pak ditë më parë, “të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, për lëvizjet në qeveri dhe kryesisht për ndryshimin e kreut të Ministrisë së Brendshme një institucion kyç dhe i gjendur shpesh në qendër të sulmeve veçanërisht nga opozita, ambasadori amerikan theksoi se “që lufta kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve në Shqipëri të ketë sukses, ka nevojë për energji të reja. Nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, thekson ambasadori Lu.

Ai vuri në dukje bashkëpunimin e mëparshëm më zotin Xhafaj, kryesisht në procesin e reformës në Drejtësi. “Ne kemi punuar ngushtë me zotin Xhafaj si kreu i komisionit të ligjeve të kuvendit dhe për reformën në drejtësi”, përfundon deklarata e ambasadorit amerikan.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here