HYRJE Sociale Falimenton “Monarch Airlines”

Falimenton “Monarch Airlines”

0
33

Kompania ajrore britanike “Monarch Airlines” i dha fund me efekt të menjëhershëm aktivitetit të saj, duke bërë të anuloheshin 300 mijë rezervime fluturimesh, e duke lënë 110 mijë udhëtarë të bllokuar jashtë kufijve.

Pasagjerëve duhet t’iu dërgohen mbi 30 mjete ajrore për t’iu mundësuar kthimin në shtëpi.

“Monarch” është linja ajrore e pestë për nga rëndësia në Mbretërinë e Bashkuar dhe i pari gjigant i qiellit atje që shkon drejt falimentit e administrimit nga shteti. Ajo ishte përfshirë në bisedime të minutës së fundit me Autoritetin e Aviacionit Civil mbi rinovimin e licencës për shitjen e paketave turistike, e koha që kishte në dispozicion për arritjen e marrëveshjes ishte deri mesnatën e së dielës.

Dështimi i vulosjes së një ujdie solli kaosin e një situate të paprecedentë, edhe pse mijëra pasagjerë kanë marrë garancinë se do t’iu mundësohet kthimi në atdhe pa asnjë kosto shtesë për ta.

Dy të ashtuquajtura “fluturime shpëtimi” janë ngritur në ajër nga Ibiza, ndërsa njerëz në pritje të riatdhesimit ka deri në Tel Aviv. Udhëtarët që kishin rezervuar me këtë kompani për t’u larguar nga Britania janë këshilluar të mos shkojnë më kot nëpër aeroporte.

“Është një sipërmarrje e jashtëzakonshme, – pranojnë zyrtarë të Aviacionit Civil. – Megjithatë po bëhet ç’është e mundur që klientët ta ndiejnë sa më pak peshën e kësaj situate”. Për zgjidhjen e ngërçit, Sekretari i Transportit Chris Grayling u detyrua të urdhëronte atë që përshkruhet si “riatdhesimi më i madh në kohë paqeje” në Britaninë e Madhe.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here